Nga KIKI MONIFA
Kiki Monifa of Oakland, California, është kryeredaktore e BlackHistoryEveryday.com.
Është viti 2021, pandemia është në vazhdim, megjithëse gjithnjë e më shumë njerëz po vaksinohen tani, sërish shumë të tjerë janë ende duke kërkuar në internet për njohje.
Për disa, është një oaz. Për të tjerët, një makth.
Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për hashtagët #StopAsianHate, #BlackLivesMatter dhe #MeToo, për të tërhequr vëmendjen ndaj shtypjes së njerëzve bazuar në racën dhe gjininë.
Si lezbike me origjinë afrikane, kam ndjerë shpesh peshën e urrejtjes mbi supe. Pavarësisht rrezes së shpresës së krijuar nga vendimi gjyqësor kundër Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd, mua përherë më kujtohet se sa larg duhet të shkojmë për të pasur drejtësi.
Shumica e asaj që unë shoh në mediat sociale nuk drejtohet posaçërisht tek unë, por vjen më tepër në formën e postimeve që mohojnë ekzistencën e homofobisë në përgjithësi, lejojnë keqinformimin, përhapin dezinformata dhe citojnë keq njerëzit e famshëm.
Personalisht, nuk dua të merrem me shkaktarët. Unë kurrë nuk kam parë të gjithë videon e Chauvin ndërsa ai vret George Floyd, po kështu, unë nuk merrem me urrejtje dhe ngacmime në internet kundër askujt.
Sidoqoftë, jam mirënjohëse që të tjerët po shqyrtojnë urrejtjen dhe ngacmimin në internet. Për shembull, në maj, grupi i avokatisë GLAAD lëshoi për herë të parë “Indeksin e Sigurisë së Mediave Sociale” , një raport që përmblesh pikërisht incidencën dhe rastet e gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimeve online.
Konkluzioni i trishtë i raportit është se pesë lojtarët e mëdhenj në mediat sociale, Facebook, Twitter, YouTube, Instagram dhe TikTok, nuk janë mjedise të sigurta për njerëzit LGBTI+ dhe janë të mbushur me urrejtje dhe ngacmime në internet.
GLAAD përdori sondazhet e kryera nga Lidhja Anti-Shpifje (ADL) në “Raportin Online të Urrejtjes dhe Ngacmimit: Përvoja Amerikane 2021.”
ADL anketoi 2,251 persona dhe zbuloi se 64 përqind e njerëzve LGBTI+ përjetuan urrejtje dhe ngacmime në internet.
Ishte përqindja më e lartë për çdo kategori demografike. Të dytët ishin myslimanët (46 përqind), hebrenjtë (35 përqind), njerëzit me ngjyrë (33), aziatiko-amerikanët dhe latinët (të dy 31 përqind).
Këtu janë dy shembuj të gjuhës së urrejtjes që njerëzit LGBTI+ përjetojnë më shpesh: “Homofobia nuk ekziston. Është një fjalë e sajuar e krijuar për t’i bërë heteroseksualët të ndihen fajtorë që nuk janë normal ”.
Ky postim shoqërohej me një fotografi të një familjeje të bardhë me dy fëmijë në faqen “Straight Pride World Wide” në Facebook.
Një tjetër postim, kësaj rradhe një meme në Instagram shkruante se “Gratë Trans janë Burra; Burrat trans janë gra; Të Drejtat Trans nuk janë problemi im .” Postimi i shpërndarë qindra herë, vazhdonte të paralajmëronte: “Nëse jeni një suportues i LGBTHIV +, feminist, politikisht korrekt, globalist dhe komunist … kjo faqe nuk është për ju.”
Raporti GLAAD u bëri thirrje platformave të “veprojnë menjëherë për të përmirësuar sigurinë e mediave sociale për njerëzit LGBTI+ dhe për grupe të tjera të margjinalizuara historikisht. Siguria e LGBTI+ në platformat e mediave sociale është një çështje urgjente e sigurisë publike. ”
Ky raport ka publikar gjithashtu edhe rekomandime individuale për secilën platformë në lidhje me dezinformimin dhe keqinformimin. Këto përfshijnë kontrollin e fakteve të palëve të treta, përmirësimin e procesit të raportimit të përdoruesve, sjelljen e transparencës në sistemin e zbatimit, përdorimin e moderatorëve të kualifikuar njerëzorë dhe diversifikimin e vendit të punës.
Sigurisht, fitimi i parave është një faktor kryesor nëse dhe si platformat e mediave në internet adresojnë çështjet e urrejtjes dhe ngacmimit në internet.
“Kompanitë e teknologjisë tregojnë një aftësi të pabesueshme për të përshtatur algoritmet e tyre për të rritur angazhimin dhe fitimet”, citon Ina Fried, nga Axios, “Ata duhet t’i kushtojnë energji të ngjashme krijimit të algoritmeve që minimizojnë urrejtjen dhe ngacmimet, për hir të tyre dhe për shoqërinë.”
Ne nuk jemi të sigurt derisa të gjithë të jemi të sigurt.
/ historiaime
Burimi: Miami Herald