“Personat LGBT duhet të përfshihen në axhendën e OKB-së për paqen dhe sigurinë”

Personat lezbike, gej, biseksualë, trans (LGBT) po përballen me ndikime të diferencuara dhe joproporcionale në situatat e konfliktit të armatosur, i tha Asamblesë së Përgjithshme një ekspert i të drejtave të njeriut të OKB-së.
“Orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë faktorë të rëndësishëm në origjinën e dhunës dhe diskriminimit të lidhur me konfliktin në rastin e personave LGBT”, tha Victor Madrigal-Borloz, Ekspert i Pavarur për mbrojtjen kundër dhunës dhe diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor. “Ky përfundim duhet të motivojë përfshirjen e këtyre kategorive në formulimin, zbatimin dhe vlerësimin e agjendës së Kombeve të Bashkuara për paqen dhe sigurinë.”
Në prezantimin e raportit të tij të fundit, Madrigal-Borloz theksoi se dinamikat diskriminuese dhe të dhunshme mbi gjininë dhe seksualitetin janë përkeqësuar gjithmonë në konfliktet e armatosura.
“Mungesa e referencës për orientimin seksual dhe identitetin gjinor në kuadrin global të paqes dhe sigurisë, duke përfshirë Axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë, çon në mungesën e një analize, monitorimi, përfshirjeje dhe mirëkuptimi më të gjerë që do t’i bëjë përpjekjet e ndërlidhura të paplota. “ tha eksperti.
“Ky grup kërkimi synon t’u ofrojë Shteteve, OKB-së dhe aktorëve joshtetërorë këshilla rreth masave që, në politikat publike, legjislacionin dhe aksesin në drejtësi, mund të miratohen për të çrrënjosur aktet e dhunës dhe diskriminimit të lidhur me konfliktin bazuar ne orientimin seksual, dhe identiteti gjinor te dokumentuar në dëshmi.”/ HistoriaIme