Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në ditën e 16 të saj, ndërsa këta të fundit dhe familjarë të tyre janë përleshur me forcat e policisë.
Pas dërgimit në spital të kreut të sindikatës së naftëtarëve gjatë ditës së djeshme, së bashku me disa prej grevistëve, të tjerë naftëtarë bën thirrje për të hyrë në uzinë, duke kërkuar zgjidhje për problemin e tyre dhe pagat e papaguara.
Ditën e sotme, ato janë grumbulluar përpara portës së Uzinës duke kërkuar librezat e punës dhe takim me drejtuesit e saj.
Jemi pa bukë.
Uzina ruhet nga policët privatë, me të cilët naftëtarët janë përleshur.
Në ambjentet e jashtme të Uzinës, me naftëtarët janë bashkuar dhe përfaqësues nga Sindikata e Fermerëve të Bashkuar të Shqipërisë.
Sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës së rrethit gjyqësorë Vlorë, 61-2017-4372, të datës 29/09/2019 kompania ARMO u detyrohet 13 paga, 26 punonjësve të kësaj kompanie. Po me këtë datë Gjykata ka vendosur për të lëshuar urdhrin e ekzekutimit të këtij vendimi, ndërsa ka ngarkuar shërbimin e përmbarimit shtetëror ose privat për të ekzekutuar këtë vendim.
Shërbimi përmbarimor që ka marrë përsipër ekzekutimin e vendimit ende nuk e ka ekzekutuar atë, dhe tanimë deri në ekzekutimin e këtij vendimi naftëtarët janë në grevë, pa rroga dhe pa punë, dhe me dyshime të forta për të ardhmen e tyre dhe të familjes./ HistoriaIme
Foto: Protesta e Naftetareve ne Tirane/Historia Ime