Ditën e djeshme, liderët europianë janë mbledhur në Normandi për të përkujtuar ditën e zbarkimit të trupave aleate në Europë gjatë luftës së dytë botërore,veprim i cili solli kapitullimin e Gjermanisë dhe dhënien fund të luftimeve që shkaktuan numrin më të mëdha të vdekjeve në një luftë me përmasa të atilla.
Kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti francez Emmanuel Macron, ndoqën zbarkimin simbolik të ushtarëve, pranë memorialit të të rënëve në luftë.
Në fjalimin e tij, presidenti Macron falenderi veteranët për kontributin e tyre të çmuar dhe nderoi të rënët për liri.
Për lirinë tonë, i detyrohemi veteranëve. Çfarëdo të ndodhë, ne nuk do të dorëzohemi kurrë dhe do të jemi gjithmonë bashkë rreth idealeve tona të përbashkëta. Ky është fati ynë i përbashkët.
Gjatë ceremonisë përkujtimore u luajt dhe himni i Europës dhe u inaugurua një memorial i ri dedikuar heronjve të luftës.
Presidenti Macron gjatë fjalimit të tij lexoi dhe një letër prej njëbprej veteranëve, ku flitej për lirinë dhe vlerat për të cilat aleatët vendosën të zbarkojnë në Normandi, duke ndryshuar historinë e njerëzimit në një nga momentet më kritike të saj.