Përfundon numërimi në 23 bashki; ASHE fiton 17 dhe APPD 5 bashki
Procesi i numërimit të votave për kryetarët e 61 bashkive të reja vijon në vendet e numërimit të votave, ndërsa deri tani rezulton që numërimi të ketë përfunduar për rreth 23 prej tyre.
Në 17 prej tyre kanë rezultuar fitues kandidatët e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ndërsa në 5 të tjera fitues janë kandidatët e koalicionit të djathtë “Aleanca për Punë dhe Dinjitet”.
Bashkitë e fituara nga kandidatët e majtë:
1. Poliçan
2. Skrapar
3. Pukë
4. Fushë Arrëz
5. Has
6. Delvinë
7. Kolonjë
8. Libohovë
9. Belsh
10. Himarë
11. Cërrik
12. Konispol
13. Pustec
14. Mirditë
15. Roskovec
16. Ura Vajgurore
17. Gramsh
Bashkitë e fituara nga kandidatët e djathtë:
1. Klos
2. Tropojë
3. Përmet
4. Mat
5. Selenicë
6. Vorë
/Agjencia Telegrafike Shqiptare