Përdorimi i fotove të fëmijëve në fushatë, PS humb gjyqin!

Partia Socialiste e Shqipërisë ka humbur një gjyq sa i përket përdorimit të imazheve të fëmijëve në fushatë.
Konkretisht, në çelje të fushatës zgjedhore të vitit 2019, Partia Socialiste kishte marrë një fotografi të një fëmije nga facebooku i Besjan Pashës pa autorizimin e tij.
Pasha, babai i fëmijës vendosi që çështjen ta çonte në Gjykatë atë kohë, ndërsa më shumë se dy vite më pas ai e ka fituar çështjen.
Sipas vendimit të gjykatës PS tanimë duhet të dëmahpërblejë familjen e prekur, të kërkojë ndjesë dhe të heqë të gjitha imazhet e paautorizuara.
Reagimi i Besjan Pashës, babit të fëmijës;
Një fitore simbolike!
Në vitin 2019, Partia Socialiste, përdori një imazh të tim biri (marrë nga faqja ime e fb) si dekor në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore.
E çova çështjen në gjykatë dhe sot u mor vendimi që PS të dëmshpërblejë tim bir dhe ne si prindër, të kërkojë ndjesë dhe të heqë gjithë imazhet e paautorizuara nga rrjetet sociale.
Merita i takon Av Dorian Matlija për profesionalizmin dhe sigurisht gjykatësit për vendimin.
Uroj të kemi vendosur një preçedent i cili të përdoret nga politika dhe qytetarët duke i lënë fëmijët mënjanë në lojën me topa balte të mejhanes sonë politike./HistoriaIme