PËR SARBINËN E GRATË E TJERA TË VRARA!

Tiranë- Vrasja e Sarbina Bengajt mbrëmjen e së premtes ka nxitur protesta në Tiranë dhe në Fier.
Shoqëria Civile u mblodh në orën 18:00 para Ministrisë së Brendshme të mërkurën, ndërsa marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar drejtësi për varsjen e 23-vjeçares, e cila u vra me bukë në gojë nga ish-bashkëshorti.
Bengaj ndodhej nën urdhërin e mbrojtjes kur u ekzekutua nga ish-bashkëshorti Elton Metaj, I cili një vit më parë ishte liruar nga Gjykata me pretekstin se kishte probleme medore.
Aktivistët bënë thirrje për hetime ndaj Gjykatës së Fierit, ndërsa dënuan ashpër edhe vrasjen e 14 grave dhe vajzave në vitin 2021 në Shqipëri.
Ndërkohë në pankartat qytetarëve shkruhet “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi. Ku është vaksina”, “Ngremë zërin dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo viktimë”./ HistoriaIme