Pengu që i “shpëtoi” xhihadistit John: Të kërkosh mëshirë është fatale. Ata nuk duan tja dijnë për fenë
Një gazetar francez, i mbajtur peng për 10 muaj nga militanti britanik, i njohur si “xhihadisti Xhon”, ka folur për BBC rreth kohës kur ai ishte peng i ISIS si dhe ka treguar komunikimin me njerëzit që e mbanin të burgosur.
Nicolas Henin ka botuar një libër për fëmijë, të cilin e ka shkruar kur ishte peng bashkë me gazetarin francez Pierre Torres. Libri është shkruar për vajzën pesë vjeçare të Henin dhe është botuar këtë javë.
Ajo është shkruar nga dy gazetarët fshehurazi natën, në letrën mbështjellëse të djathit. Henin thotë se historia nisi si një lojë për lehtësimin mërzisë kur ishin pengje dhe se ‘plani” u hartua nga punonjësi humanitar britanik David Haines, i cili u vra më vonë nga ISIS.
Për të mbrojtur veten e tij Nicolas thotë se nuk ka asnjë teknikë të sigurtë. “Asgjë në të vërtetë nuk ka funksionuar. Si një peng, ju jeni thjesht një kukull”, thotë ai. Ai gjithashtu ka folur edhe për bisedat mes të burgosurve dhe terroristëve të Shtetit Islamik. “Kontaktet e tilla ishin shpesh të rëndësishme për të siguruar ushqimin jetik dhe ilaçe.
Por ata gjithashtu zbulonin detaje rreth prejardhjes dhe interesave të pengjeve të tyre. Kam vënë re se këta xhihadisët nuk kishin të bënin shumë me kulturën lokale,arabe ose myslimane. Ata janë fëmijë të shoqërive tona”, thote Henin. “Ata flasin gjuhën tonë, ata kanë të njëjtat referenca kulturore si ne. Ata shikojnë të njëjtët filma si ne, luajnë të njëjtat videolojëra si fëmijët tanë.Ata janë produkte të kulturës tonë, të botës tonë. Ata shikojnë çdo gjë, nga Teletubbies, deri tek Game of Thrones”, shprehet ai.
Henin thotë se disa nga xhihadistët ishin të brishtë dhe dyshues: “Ata duhet të justifikonin së pari veprimet për veten e tyre, por disa nga aktet e tyre ishin të pamundura për tu justifikuar”. Henin tha se shumë xhihadistë shkuan në Siri me një dëshirë të vërtetë për të ndihmuar viktimat e luftës. “Por, tha ai, “këta janë njerëz të brishtë. Sa më shpejt që ata të vijnë, (rekrutuesit e tyre) i marrin dhe i shtyjnë ata të kryejnë një krim dhe pastaj nuk ka asnjë mënyrë që ata të kthehen pas”. Mbaj mend se me dy nga rrëmbyesit xhihadistë patën disa biseda dhe ata më treguan se “ndoshta kishin pak keqardhje për atë që po bënin”. Por, përtej kësaj çdo lloj lidhje tjetër ishte shumë e vështirë. Një bisedë e shkurtër mund të të ndihmojë, por “aspak mëshirë, sepse ata janë tërësisht kundër mëshirimit Të kërkosh mëshirë është gjëja më e keqe që ju mund të bëni. Është budallallëk.
Asnjëherë mos e provoni”, thotë në rrëfimin e tij, pengu i mbijetuar i ISIS, Nicolas Henin.