Pas Tiranës dhe Pishtinës, gati Skopje Pride

Pas Tiranës dhe Prishtinës edhe Shkupi përgatitet për Paradën e Krenarisë. E para paradë në këtë vend është zhvilluar në 2019.
Maqedonia e Veriut mban vendin e 31-të në Indeksin e Ilga Europe për vitin 2022.
Një ndër njerëzit kyç për lëvizjen në Maqedoninë e Veriut është edhe Bekim Asani, një aktivist shqiptar nga Tetova, i cili pavarësisht dhunës së vazhdueshme dhe kërcënimeve sistematike vazhdon të punojë dhe të jetojë në qytetin e lindjes.
Rrjeti Kombëtar Kundër Homofobisë dhe Transfobisë mbajti konferencë për shtyp kushtuar edicionit të sivjetshëm të Skopje Pride, e cila do të mbahet më 25 qershor 2022 nën moton “Dil për dashuri! Dinjiteti. Barazia. E vërteta. “
Ndryshe nga dy paradat e mëparshme të krenarisë, ngjarja vjetore zhvendoset për pasdite.
Fillimi, si edhe më parë, do të jetë në parkun “Gruaja-luftëtare”, ku në orën 17:00 do të fillojë grumbullimi i pjesëmarrësve, ndërsa në orën 19:00 pas fjalëve të shkurtra përshëndetëse do të fillojë marshi protestues në rrugët e Shkupit dhe do të përfundojë me program kulturor-argëtues në stadiumin e ARM-së në Parkun e Qytetit.
“Pse po bërtasim për dashuri?”
Sepse në kohë krize, lufte dhe varfërie, disa njerëz harrojnë lehtësisht dashurinë dhe urrejtja ende i pushton lehtësisht mendimet dhe zemrat e tyre.
Sepse vetëm me dashuri mund t’i kundërvihemi dhunës. Sepse askush nuk duhet të privohet nga e drejta për të dashuruar apo të persekutohet sepse dashuria e tyre nuk njihet nga normat dhe ligjet.
Sepse dashuria duhet të fitojë”, tha Katerina Ivanova në një konferencë për shtyp./ HistoriaIme