Pas një beteje ligjore prej dekadash, martesa e çiftit gej në vitin 1971 u njoh zyrtarisht

Në vitin 1971, çifti gej Michael McConnell dhe Jack Baker aplikuan për një licencë martese nga Blue Earth County, Minesota. Nëpunësi, duke mos kuptuar se njëri nga individët e listuar në aplikacion ishte mashkull, lëshoi licencën, megjithëse nuk e regjistroi zyrtarisht atë.
Gati pesë dekada më vonë, pas një beteje të zgjatur ligjore për të njohur ligjërisht bashkimin e tyre, dëshira u plotësua. Çifti mori një letër nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore më 16 shkurt që vërtetonte zyrtarisht martesën e tyre të vitit ’71. McConnells (Jack mori mbiemrin e Michael) tani mendohet të jetë çifti me martesën më të gjatë, i të njëjtit seks në SHBA dhe ndoshta në botë.
“Ne e dinim që nga dita e parë kur u martuam ligjërisht në 1971 se kishim të drejtë pasi kishim ndjekur ligjin me përpikmëri”, tha Michael McConnell për NBC News.
Pasi iu mohua fillimisht licenca e martesës në kontenë Hennepin, Minesota, në maj 1970, çifti zbuloi një zbrazëti ligjore të cilën mund ta shfrytëzonin. Jack McConnell ndryshoi emrin e tij të parë në “Pat Lyn”, dhe Michael McConnell shkoi në Blue Earth County për të aplikuar vetëm për një licencë.
Për shkak se statuti i martesës së Minesotës nuk thoshte në mënyrë eksplicite se dy persona të të njëjtit seks nuk mund të martoheshin, licenca ishte e vlefshme për sa u përket atyre. Por pasi u zbulua se “Pat Lyn” ishte mashkull, avokati i qarkut e udhëzoi nëpunësin që të mos e regjistronte zyrtarisht atë. Pa asnjë provë martese, ata nuk mund të mblidhnin përfitimet bashkëshortore të Sigurimeve Shoqërore, edhe pasi Gjykata e Lartë legalizoi martesën e të njëjtit seks në 2015.
Në shtator të vitit të kaluar, pas një beteje të gjatë ligjore, një gjykatës i gjykatës së qarkut të Minesotës vendosi se martesa midis tyre ishte e vlefshme. Në letrën që morën nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore në shkurt, ata mësuan se kishin të drejtë për përfitime bashkëshortore. Por për burrat, fitorja është shumë më tepër.
“Kjo thjesht vërteton se martesa e parë e të njëjtit seks e regjistruar ndonjëherë në dosjet publike të çdo qeverie civile kudo në botë ka ndodhur në Minesota,” tha Jack McConnell.