Shqipëria është në një pikë pritike të saj përsa i përket pandemisë, dhe këtë e tregojnë jo vetëm shifrat në rritje të pakontrolluar të përditshme, por fakt i pranuar edhe nga autoritetet pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar për të dytën javë rrjesht masa shtesë, për të parandaluar përhapjen tanimë të dalë nga kontrolli të SARS-Cov2.
Por siç është vërejtur në javën e fundit, kur të gjithë shqiptarët janë sy e veshë nga autoritetet, për masa efikase e strategji për të kontrolluar virusin nga qeveria, kjo e fundit e ka zhvendosur në mënyrë spektakolare debatin public, duke e flakur pandeminë në kronika një minutëshe lajmesh, e duke nxjerrë si kryelajm disa akuza ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha dhe rolit të tij në UNMIK, dhe luftën e UÇK-së.
Ishte kreu i qeverisë Edi Rama, që pak ditë më parë, menjëherë pas arrestimit të krerëve të UÇK, dhe figurave më të rëndësishme politike të Kosovës, që nisi sulmet ndaj Bashës me një seri postimesh në tëitter, ku i kërkonte llogari liderit të PD, për rolin e tij në hetimet e UNMIK, rolin e PD në miratimin e një resolute që bazohej në raportin e Dick Martit.
Flamurin e akuzave e mori, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e më pas edhe Top Channel, e pas tij, disa dëshmitarë nga Kosova, që kanë dhënë prej gati 10 ditësh mjaft dëshmi në media kryesisht të kontrolluara nga qeveria, dhe dëshmi që kanë rënë jo pak në kontraditë me njëra-tjetrën.
Por në këtë shkrim, nuk është qëllimi i analizimit të akuzave dhe kundërakkuzave më shumë politike sesa reale të Ramës ndaj Bashës, Ballës ndaj Bashës, e të tjerëve; Por ajo që duhet të shqetësojë është zhvendosja e debatit, në një pikë kritike për vendin dhe popullin, në pikën kur qytetarët presin nga qeveria e tyre zgjidhje të situatës dhe pak shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë.
Qytetarët paguajnë kura qindra miëjra lekësh për kurimin nga koronavirusi, edhe duke marrë infermierë në shtëpitë e tyre, edhe duke blerë vetë oksigjenin, por qeveria qartasi do ta shmangë këtë debat.
Por, nëse mund ta shmangësh në sytë e një qytetari të thjeshtë, që ndjek koronikat propagandistike, nuk mund t’i shmangesh ekspertëve të cilët ngrenë alarmin dhe e kuptojnë mirë dredhinë e qeverisë.
Duke shpërndarë një shkrim të analistit Skënder Minxhozi, drejtori i propagandës së Ramës, Endri Fuga shkruan: Flet per ekonomine e per pandemine dhe shume mire ben qe flet. Po 5 minuta per te sqaruar pozicionin e vet si nuk i gjeti xhanem? Se ky vetem mohon, edhe c’thote ish shefi i vet, edhe c’thone dokumentat ku ka punuar, edhe c’thone deshmitaret. Te gjithe genjekan, pervec Lulit
Por, i menjëhershëm ka qenë edhe komenti i gazetarit dhe aktivistit, Kristi Pinderit i cili e kupton mirë situatën, dhe e di që halli nuk është tek “Luli” por tek publiku dhe çoroditja e tij shkruan: Mund te perdoresh gjithe Skenderet qe ke ne media Endri, per t’u imponuar shqiptareve ceshtje qe nuk jane ceshtje, ne fund ata qe marrin infermiere ne shtepi se nuk kane ku mjekohen, apo ata qe nuk e shtyjnë dot muajin e dine shume mire cila eshte ceshtja!/ HistoriaIme
