Bota po vijon të përballet me koronavirusin, ndërsa numri i rasteve të testuar pozitiv dhe atyre që ndërrojnë jetë po shtohen dita ditës.
10,612,614 raste janë të konfirmuara pozitivë në mbarë botën, deri në publikimin e këtij artikulli.
514,609 kanë humbur jetën, ndërsa 5,820,950 janë shëruar.
Aktualisht në botë ka 4,277,055 raste aktive me koronavirus nga këto 57,907 janë në gjendje të rëndë.
Në Shqipëri, muaji qershor ka qenë dramatik, me një numër të shtuar vdekjesh ndërsa vetëm dy ditët e fundit kanë humbur jetën 5 persona mes tyre një mjek.
Në Shqipëri, janë kryer 27303 teste sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga këto 2580 kanë testuar pozitivë, dhe 1510 janë shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë aktivë 999 raste me koronavirus dhe 65 persona kanë humbur jetën në total që nga shfaqja e pandemisë.
Të mërkurën, Tirana mban numrin më të lartë të rsteve aktive me 367 raste, e ndjekur nga Durrësi me 201 raste dhe Shkodra 150 raste e Vlora 110.
Nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, tha tpak ditë më parë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Duke folur para Komitetit për Shëndetësi të Parlamentit Evropian, Tedros tha se edhe nëse vaksina zbulohet, ajo me gjasë nuk do të jetë në dispozicion edhe për së paku një vit.
“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë”, u tha Tedros deputetëve të Bashkimit Evropian përmes një video-lidhjeje.
“Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para”, tha ai.
Ai ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit nuk është as afër përfundimit.
Tani kanë kaluar gjashtë muaj pasi rastet e para të një sëmundjeje misterioze të pneumonisë u raportuan në Wuhan, Kinë.
Në atë kohë u tha se ne do të shohim një përsëritje të shpërthimit të Sars të vitit 2002 deri në 2004, i cili vrau 774 njerëz, por jo vetëm që gabuam rëndë, por koronavirusi as nuk o ofrohet Saras-it për nga numri i vdekjeve. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se ky është “një moment për të gjithë ne për të reflektuar”.
Por, paralajmëroi ai, “më e keqja nuk ka ardhur ende” – duke shtuar se “me këtë lloj ambienti dhe kushte, kemi frikë nga më e keqja”.
“Gjashtë muaj më parë, askush prej nesh nuk mund ta imagjinonte sesi bota jonë – dhe jeta jonë” do të trazohej nga ky virus i ri, “-tha Dr Tedros dy ditë më parë./ HistoriaIme
*Të dhënat globale janë marrë nga faqja e internetit www.ëorldometer.com
Numrat u referohen rasteve zyrtare deri në publikimin e këtij artikulli.