Pandemi, vdekje, politikë, fushatë, zgjedhje

“Shkaku I një vdekjeje nuk përcaktohet nga politikanët. Askush nuk mund të ndryshojë shkakun e vdekjes. Akuzat tronditëse cënojnë dinjitetin tonë njerëzor e moral. Dalja jashtë shinave të së vërtetës është e rrezikshme në një kohë si kjo. Ti japim fund praktikës së të bërit politikë me vdekjen”, është shprehur shefja e Infektivit Najada Çomo, pak muaj më parë, pas akuzave të opozitës se po fshihen vdekjet nga koronavirusi.
Teksa, muaji shkurt shënoi një bilanc tragjik në vendin tonë, për infektimet e reja, dhe shifrat nuk po ulen, qytetarët e Shqipërisë morën të mërkuën lajmin se Shefja e Infektivit, Najada Çomo, do të kandidojë për deputete nën siglën e Partisë Socialiste.
Ajo u shfaq krah kreut të PS, njëherësh kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit prezantoi atë që ai e quan “shëndetësia që duam”, me akuza politike, e arritjet e qeverisë së tij në 8 vite.

Fytyra e luftës ndaj koronavirusit, që dikur bënte thirrje që politika të mos përfshihet në këtë situatë, zgjodhi t’ë japë një shembull aspak normal, atë të përfshirjes direkte në politikë, që disa e quajtën si “luftë e lënë në gjysme”.
1876 viktima janë shënuar deri këtë të enjte, dhe numri vijon e rritet përditë.
Teksa vendi ka nevojë që dikush t’i dalë zot kësaj situate, të ketë një strategji të mirëfilltë, teksa njerëzit presin nga e parja e infektivit komunikim shkencor e profesionist, ajo shfaqet krah për krahë kryeministrit, në betejën e saj të radhës, ndoshta më e lehtë, atë të mbledhjes së votave.
Pak orë para se lajmi të publikohet, mjeku i njohur Tritan Kalo dha dorëheqje nga komisioni i posaÇëm për menaxhimin e pandemisë, me arsyen e qartë të përfshirjes së politikës, ku shumë thanë se ai kishte informacion me Çfarë po ndodhte me shefen e tij, synimi i së cilës në këto momente janë zgjedhjet e 25 prillit, dhe thithja e sa më shumë votave./ HistoriaIme