Organizatat e të drejtave të njeriut kanë reaguar ashpër pas një rasti të raportuar të dhunës së ushtruar ndaj anëtarëve të komunitetit egjiptian, pasi sipas pretendimeve të policisë kishin thyer masën e ndalim-qarkullimit.
“Policia e qytetit të Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët kishin thyer kufirin e orarit të lëvizjes, vendosur në situatën e krijuar nga pandemia. Sipas Komunikatës për shtyp të nxjerrë nga Drejtoria e policisë së qarkut Berat, ngjarja ka ndodhur në orën 22 : 10 në lagjen “Donika Kastrioti”, ku pas një kontrolli rutinë të forcave të rendit u identifikuan shtetasit Andrea Fusha 20 Vjec dhe Enea Aliu, 27 vjeç të cilët u gjetën jashtë banesave të tyre në orarin e ndalimit të lëvizjes. Sipas familjarëve dhe dëshmitarëve, që ndodheshin në momentin e ngjarjes, ndaj dy të arrestuarve është përdorur dhunë si pasojë e së cilës Andrea Fusha ka marrë plagë të shumta në trup.
Mamaja e tij shprehet se e ka gjetur djalin e saj pa ndjenja, të shtrirë përtokë dhe të gjakosur. Ajo kërkon drejtësi nga shteti pasi fëmija i saj është i pafajshëm dhe nuk ka kundërshtuar forcat e rendit. Përkundrazi. ishin këta të fundit të cilët përdorën shprehje raciste ndaj dy të rinjve, pjesë e komunitetit Egjyptian. I ati i Andreas shprehet se pas dhunës së ushtruar ndaj djalit të tij, blutë e Beratit e çuan atë në urgjence dhe nuk e lejuan as ta përfundonte mjekimin, por e dërguan në ambjentet e paraburgimit, duke e lënë me rrobat lagura.
Ndërsa e ëma e te arrestuarit tjetër Enea Aliut shprehet se në rast se nuk lirojnë djalin e saj ajo do ndërrmarë akte vetëflijuese. “-shkruan informim.al.
file:///C:/Users/Dell/Downloads/Deklarate%20perbashket.pdf