Disa Organizata të Shoqërisë Civile në vendin tonë, përmes një letre i janë drejtuar qeverisë dhe disa institucioneve të tjera në lidhje me situatën e fundit të krijuar nga koronavirusi i ri, COVID-19.
Përmes kësaj letre Organizatat ofrojnë stafet e tyre që të ndihmojnë vullnetarisht në këtë situatë që është krijuar në Shqipëri nga COVID-19.
Më tej organizatat kërkojnë edhe disa lehtësira në lidhje me punët e tyre, që janë kryesisht ekonomike, për shkak edhe të situatës në të cilën gjenden në këto kohë të vështira për vendin.
Më poshtë deklarata e plotë:
NJOFTIM PËR MEDIA
Tiranë, 17.03.2019
KËRKESË/KUJTESË DREJTUAR QEVERISË SHQIPTARE
„NA TRAJTONI SI ÇDO SEKTOR TJETËR“ – Organizatat e Shoqërise Civile i
kujtojnë/kërkojnë QEVERISË SHQIPTARE, të mos i lërë jashtë skemave ndihmëse që
qeveria parashikon të marrë për biznesin.
Të nderuar përfaqësues të mediave dhe gazetarë,
Si fillim urojmë te jeni mirë dhe ju falenderojmë për punën tuaj
në këto ditë sërish të vështira për vendin tonë.
Lutemi në ndihmën tuaj për të shpërndarë përmes mediave që drejtoni dhe punoni,
sa më shpejt kërkesën si më poshtë vijon. Në kushtet që po punojmë (nga shtëpia)
dhe në ditë kur veprimet dhe vendimmarrjet e qeverisë ndryshojnë nga minuti në
minut, ne nuk kemi mundësi që ta cojmë këtë kërkesë sonte dhe në instancat
shtetërore, ndaj kërkojmë ndihmën tuaj. Do të mundohemi ta dërgojmë letrën tonë
në formë zyrtare sa më shpejt.
KËRKESË/KUJTESË DREJTUAR QEVERISË SHQIPTARE
„NA TRAJTONI SI ÇDO SEKTOR TJETËR“ – Organizatat e Shoqërise Civile i
kujtojnë/kërkojnë QEVERISË SHQIPTARE, të mos i lërë jashtë skemave ndihmëse që
qeveria parashikon të marrë për biznesin.
I nderuar SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së
Shqipërisë,
I nderuar Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,
E nderuar Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
dhe Kryetare e KKSHC – Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile,
E nderuar Zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë,
Ne, përfaqësues të disa Organizatave të Shoqërisë Civile,
vlerësojmë si pozitive dhe të shpejta, masat e marra nga qeveria shqiptare për
parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe urojmë që Shqiperia të dalë sa
me shpejt dhe me sa më pak humbje jetësh dhe dëme ekonomike nga kjo situatë, që
fatkeqësisht ndodhi në një kohë kaq të afërt me tërmetin e datës 26 nëntor.
Nëse keni nevojë për ndihmën tonë, të stafeve dhe vullnetarëve tanë këto ditë,
jemi të gatshëm t’i vijmë në ndihmë përpjekjeve të qeverisë për të kaluar sa me
lehtë dhe në mënyrë efektive këtë situatë.
Duke ditur që qeveria shqiptare ka njoftuar që së shpejti do të prezantojë
masat lehtësuese dhe ndihmuese për biznesin, dhe duke parë që në asnjë moment
nuk po artikulohet sektori i OSHC-ve, vendosëm t’iu shkruajmë këtë letër
kërkesë/kujtesë për të mos na harruar apo lënë jashtë.
Në kushtet e punës që jemi dhe nevojën për të reaguar shpejt, këtë letër
momentalisht po e përcjellim tek ju përmes ndihmës së medias në vend. Do t’jua
drejtojmë dhe me shkresë zyrtare sa më shpejt të jetë e mundur, ose të paktën
përmes postës elektronike, dhe lista e organizatave më poshtë besojmë do të
shtohet.
Ne, po aq sa bizneset por ndoshta dhe më shumë se ta (pasi nuk jemi fitimprurës
dhe sektori yne nuk mbështetet financiarisht në formë të qëndrueshme nga
qeveria) kemi nevojë të na dilni për ZOT këto ditë. Shumë prej nesh jemi ofrues
të shërbimeve sociale ndaj grupeve më në nevojë në Shqipëri, dhe shumë prej
nesh nuk kemi as donatorë. Disa prej nesh kanë donatorë sektorin e biznesit,
por ndihma a tyre është anulluar ose pakësuar dhe si rrjedhojë e tërmetit dhe
tashmë dhe për ta po bëhet e vështirë dhe për shkak të situatës së re.
Ju e dini që pavarëisht se jemi me status “OSHC“, ne paguajmë të njëjtat
detyrime ndaj shtetit si të ishim biznes.
Ndaj lutemi të mos na harroni për sa më poshtë sipas mundësive:
– Ndihmë për pagat dhe sigurimet e stafeve tona
– Faljen e pagesave për energjinë elektrike dhe ujin
– Faljen e taksave të ndryshme për këtë vit siç janë: taksa e pronës/godinës,
taksa e tabelave, etj, pra cdo takse e detyrueshme ndaj qeverise dhe pushtetit
lokal.
– Shtyrje të afatit për dorëzim raportesh të ndryshme dhe të bilancit apo
detyrimesh të tjera mujore (sigurimet që duhen paguar me dt 20 të çdo muaji)
pasi jo çdo OJF ka mundësi të punojë apo të bëjë pagesa online.
– Ndihmesë në forma të tjera siç është ndihma për pagesën e qirasë.
Masat sa më lart, i kërkojmë për periudhën që do të jemi pauzë/të pamundur për
të dalë në punë dhe për të ofruar shërbimet tona.
Thënë ndryshe „NA TRAJTONI SI ÇDO SEKTOR TJETËR“ që planifikoni të lehtësoni
brenda mundësive që keni.
Duke shpresuar që kërkesën tonë do ta merrni parasysh, ju urojmë punë të mbarë!
1. Emanuela Zaimi – Fondacioni Down Syndrome Albania, Qendra e
Shërbimeve “PRO PAK” ([email protected], +355674885864 dhe
[email protected], +355693443345)
2. Aferdita Seiti – Shoqata “Ndihmoni Jetën“ ([email protected] ,
0682084945)
3. Anisa Dizdari – Qendra “Tiss“, Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit PsikoSocial
([email protected] Cel: 0692080488)
4. Zela Koka – MEDPAK, Mbrojtja e te Drejtave të Personave me Aftësi të
Kufizuara ([email protected] 0693577247)
5. Altin Hazizaj – CRCA/ECPAT Shqipëri ([email protected] , + 355672075330)
6. Suela Koçibellinj – Vizion OJF ([email protected] 0672055072)
7. Lindita Senia – Qendra “Future for you” ([email protected] ,
0696689806)
8. Fatma Spahiu – Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të
Veçanta ([email protected], 0675276592)
9. Mimoza Deliu – Shoqata Alternative ([email protected] , 0697695328)
10. Oreada Kita – Qendra “Jonathan” ([email protected] , 0682019727)
11. Franceska Muco – Rrjeti i Profesionisteve te Rinj ([email protected]
, +355698388683)
12. Ervin Shehaj – Green Line Albania
([email protected] , 0692545900)
13. Sevim Arbana – Shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare ([email protected],
+35542223001)
14. Eglantina Bajrami – Autizmi Flet-Klubi Kombetar i Prinderve me Femije me
spektrin autik dhe PAK ([email protected] , 0697225910)