Opozita në udhëkryq!

Tiranë-Shqipëri Isa Myzyraj
Me datën 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë mijëra mbështetës të ish-kryeministrit, ish-presidentit dhe ish-liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha u mblodhën në atë që Berisha e quajti “Kuvendi Kombëtar” i Partisë Demokratike!
I shpallur person non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë, Sali Berisha tha se mblodhi më shuëm se 4900 delegatë të partisë dhe mijëra mbështertës përfshirë zyrtarë të selisë blu, deputetë e funksionarë lokalë!
Me nota anti-amerikane dhjetëra fjalime shënjestruan jo vetëm kreun e Partisë Demorkatike Lulzim Basha por edhe Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të amerikës në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë Zonjën Yuri Kim, dhe sekretarin e Shtetit Anthony Blinken!
Pas disa orësh diskutimesh delegatët votuan një sëë vendimesh mes tyre shkarkimin e Lulzim Bashës dhe 4 nënkryetarëve të partisë, dhe ndryshuan statutin e partisë.
Udhëhjeqjen e Partisë Demokratike sipas vendimeve të këtij kuvendi të diskutueshëm do ta marrin 29 persona të mbledhur në një komision që u vetëquajt “komisioni për rithemelimin e PD” deri në zgjedhjet e reja të partisë.
Teska mijëra mbështetës të Berishës në stadiumin “Air Albania” brohorisnin kundër tij, dhe e shkarkuan nga posti i kryetarit, pak metra më tutje në Selinë e Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi disa mbështetës të tij për të festuar 31 vjetorin e themelimit të partisë.

Rreth orës 18:00 Lulzim Basha thirri një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë, dhe aty u propozuan një sërë vendimesh mes tyre sharkimin e dhjetërave funksionarëve për shkak të rrjeshtimit të tyre krah Sali Berishës dhe shkeljes së statutit të partisë.
Të nesërmen, me datën 12 dhjetor me vendim të kryesisë u mblodh Këshilli Kombëtar që votoi pro vendimeve të kryesisë, dhe miratoi një rezolutë që e e distanconte qartasi PD nga kuvendi i 11 dhjetorit, ndërsa si Basha si mbështetësit e tij e quajtën kuvendin si një “miting anti-amerikan”.
Teksa dy grupet e Partisë Demokratike shkarkonin njëri-tjetrin, situata u tensionua me datën 13 dhjetor, kur teksa Basha ndodhej në një mbeldhje në seli të partisë, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij përfshirë deputetë të PD u shfaqën në oborrin e selisë blu.
Në një parakalim të ngadaltë, që ishte tregues i qartë force nga zoti.Berisha ata hynë në seli, duke ecur nëpër korridore e duke hapur dyer, ndërsa Berisha 77-vjeç mbajti një deklaratë për media ku e akuzoi përsëri Lulzim Bashën për “pazare me kryeministrin Edi Rama”.

Pak orë më vonë në një komunikim me median kreu i PD, Lulzim Basha ripërsëriti thirrjen e tij që demorkatët të distancohen nga Sali Berisha, ndërsa duke e quajtur ilegal kuvendin e 11 dhjetorit tha se Kuvendi zyrtar i PD është vetëm ai i 18 dhjetorit!
Partia Demokratike ndodhet sot në një nga krizat më të thella të saj që nga viti i themelimit 1990 ndërsa Sali Berisha pas tërheqjes prej 8 vitesh nga drejtimi i kësaj force është rikthyer me pretendimin për ta qeverisur Shqipërinë, por tanimë asapk i favorizuar, sepse ai është një person non grata, dhe aktualisht jo vetëm nuk ka asnjë funksion në PD por është i përjashtuar edhe nga grupi parlamentar!/ HistoriaIme