Një mbret Gay në Mbrëtërinë e Bashkuar?
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/09/edward-II-H-960x640.png)
Anëtarët e familjes mbretërore të Britanisë së Madhe janë munduar gjatë gjithë historisë që të bëjnë sa më pak detaje publike për jetën e tyre private.
Në të kaluarën ka qenë më e lehtë, sot në botën e internetit dhe masmedias sigurisht që është më e vështirë.
Por, historianë e autorë të ndryshëm, njohës të mirë të monarkisë kanë lënë dëshmi të vlefshme në lidhje me jetën e monarkëve.
Një ndër mbretërit më të diskutuar më prirjet e tij seksuale është padyshim Eduarti II.
Eduardi II, i cili sundoi nga 1307-1327, është njëherësh edhe një nga mbretërit më pak të kujtuar të Anglisë, për shkak të dramave që shoqëruan mbretërimin e tij.
Mbretërimi i tij u karakterizua nga zënkat me baronët e tij, një pushtim i dështuar i Skocisë në 1314, një krizë buke, dhe një pushtim nga një rival politik që çoi në zëvendësimin e tij nga djali i tij, Eduardi III.
Dhe shumë nga aspektet më të diskutueshme të sundimit të tij – dhe tërbimi nga baronët e tij – buruan nga marrëdhëniet e tij me dy burra: Piers Gaveston dhe, më vonë, Hugh Despenser.
Gaveston dhe Edward u takuan kur Eduardi ishte rreth 16 vjeç, kur Gaveston iu bashkua familjes mbretërore. “Është shumë e qartë nga sjellja e Eduardit se ai ishte mjaft i fiksuar pas Gaveston,” tha Kathryn Warner, autore e “Edward II: Mbreti jokonvencional”. Dikur mbret, Eduardi II e bëri Gavestonin me titull mbretëror, Kontin e Kornuallit, një titull që zakonisht rezervohet për anëtarët e familjes mbretërore, “thjesht duke i dhënë toka, tituj dhe para”, tha Ëarner. Ai u grind me baronët e tij për Gaveston, për të cilin ata besonin se kishte marrë shumë vëmendje dhe favore.
Gaveston u internua shumë herë për shkak të marrëdhënies së tij me Eduardin II, megjithëse mbreti gjithmonë insistonte për ta kthyer atë. Përfundimisht, Gaveston u vra. Pas vdekjes së tij, Eduardi “lutej vazhdimisht për shpirtin e [Gavestonit]; ai shpenzoi shumë para për varrin e Gaveston, “tha Warner.
Disa vite pas vdekjes së Gaveston, Edward krijoi një marrëdhënie të ngushtë me një tjetër të preferuar dhe ndihmës, Hugh Despenser.
Sa afër? Walker thotë se aq afër ishin sa analisti Neëenham Abbey në Devon në 1326, i quajti Eduard dhe Despenser “mbreti dhe burri i tij”, ndërsa një kronist tjetër vuri në dukje se Despenser “i magjepsi zemrën Eduardit”.
Spekulimet se marrëdhëniet e Eduardit II me këta burra shkuan përtej miqësisë u nxitën nga drama e shekullit të 16-të të Christopher Marlowe e titulluar “Edward II”, e cila shquhet për portretizimin e saj homoerotik të Edward II dhe Gaveston./ Marrë me shkurtime nga .washingtonpost.com