Një kontratë sekrete për “menaxhimin” e Butrintit!
Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median në Shqipëri prej së martës së kaluar ka nisur diskutimin në lidhje me Parkun Kombëtar të Butrintit.
Objekti i diskutimit ka qenë e ardhmja e menaxhimit të këtij parku të klasifikuar në komision si:
“Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.
Ka qenë deputetja demokrate Ina Zhupa e cila ka thënë në komision se qeveria nuk ka sjellë në parlament marrëveshjen e plotë mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF për krijimin e Fondacionit të posaçëm për menaxhimin e Butrintit.
Nga ana tjetër Ministria e Turizmit e ka pranuar që po e mban sekret këtë kontratë e cila ka hedhur hije dyshimi se Parku Kombëtar mund të kalojë në menaxhim privat, ndërsa vetë Ministrja Elva Margariti ka thënë se arsyea e mbajtjes sekret të kontratës është se: Mund të ketë keqkuptime financiare.
Në lidhje me debatin aktivisti Kristi Pinderi thotë se në Shqipëri po ndodh ajo që ai e quan “revanshizem privatizimesh”.
Reagimi i Pinderit:
Po prisja me padurim te lexoja informacionin qe kishte botuar BIRN ne lidhje me Butrintin. Dhe konfirmoi ate qe dyshoja se e dija: Edhe ne Butrint po ndodh ajo qe ne Shqiperi ka filluar me heret e po lulezon me Ramen, qe eshte nje revanshizem privatizimesh. Ne perendim ka ndodhur dekada me pare, qe ne vitet 70.
Mirepo nese perendimi po diskuton sot si ta cbeje ate qe ka bere keq gjate asaj vale te pabesueshme neoliberale qe ka futur hundet permes ngritjes se fondacioneve “te bamiresise” deri ne menaxhimin e siteve per te pastrehet (duke e shnderruar edhe ate problem social ne nje biznes marramendes), ne Shqiperi mendohet si ta fshehim ate qe po bejme.
Si ta fshehim kontraten e rradhes neoliberale nga shqiptaret te cilet kryeministrit i duken budallenj? Si ta fshehim faktin qe dhe ne fushen e trashegimise kulturore duhet te fusim konceptin e tregut, mallit, te fitimit e te biznesit?
Loren Bejkon, i cili sipas marreveshjes qe deri sot u mbajt e fshehte do te jete drejtori i fondacionit ne fjale qe do menaxhoje Butrintin, e njoh si nje studies te mire, si nje njeri dinjitoz qe merret me punen e tij dhe perpiqet ta beje ate mire. Mirepo Lorenci eshte ne esence dhe ne paradhomen e cdo politike neoliberale ne Shqiperi ne fushen e trashegimise kulturore! Eshte autor i reformes se pare ne qeverine e Berishes per trashegimine kulturore. Ja nje shembull i kontributit te tij, si autor i futjes ne Shqiperi i konceptit te arkeologjise private, permes kooperativave private:
Keto kooperativa zhvillojne germime arkeologjike ne nje sit ndertimi. Shteti paguan nje agjenci te quajtur agjencia e arkeologjise se shpetimit qe te beje nderhyjrje te tilla, ama arkeologe qe punojne privatisht jane thelbi i atij ligji. Ndertuesi i nje pallati, psh, puneson kooperativen te zhvilloje germimet para se te vazhdoje me punimet. C’jane ne thelb keta germuesit dhe kujt i japin llogari? A jane teknike germimi qe bejne nje pune mekanike qe paguhet nga ndertuesi? Apo jane profesioniste qe pavaresisht se perdorin nje forme te aplikuar shkence ne thelb mbeten shkencetare qe operojne me skrupulozitetin e shkencetarit per te zbuluar te verteten?
Duhet te ishte kjo e dyta, por ne fakt nuk eshte, jo pse njerezit nuk mund te jene shkencetare te mire ne Shqiperi por sepse sistemi nuk do qe ata te jene shkencetare por teknike qe e pastrojne nje cope toke nga cdo pergjegjesi per ta mbrojtur e ruajtur.
Eshte vetem nje shembull i vockel nga ajo reforme e bere nga njerez te mire por qe duket sikur dale nga sqetulli i Thatcer apo Reaganit dhe operojne ne epoken dixhitale.
Problemi pra nuk jane Lorenci, dhe as Lorencet por fryma e tyre qe perputhet me se miri me frymen e Rames. Pasojat e puneve te tyre do i ngjiten Shqiperise pas per vite e vite te tera.
Nje “kontribut” tjeter qe keta perfaqesues te neoliberalizmit ne trashegimi kane sjelle ne Shqiperi eshte formimi i shume brezave te studenteve shqiptare me te njejten fryme. Me tha njeri nga miqte e klases qe ka punuar me keta: “Anglezet kane sjelle gjithe ato lek ne Shqiperi!”
Keta ish studente e sot profesioniste jane formesuar te mendojne ne kete menyre (kane sjelle lek!), ne mendjen e tyre mungon aftesia kritike per ta konsideruar memorien kolektive si te tille, pra kolektive. Ne mendjen e tyre cdo problem publik qe ndoshta kerkon zgjidhje kolektive, qe ndoshta kerkon novacion ne te menduar, eshte nje oportunitet per t’ja marre publikes me dhune (a me ligj) e per t’ja dhene privatit (apo fondacionit qe eshte ne thelb privat) qe te shtoje fitimin, jo te zgjidhe problemin!
Kete mendesi mund ta cbejme vetem duke bere te njejten gje qe keta bene ne keto 30 vite: duke edukuar breza te tere njerezish te jene kritike. Dhe duke larguar sa me pare nga pushteti Ramen dhe gjithe klasen e hajduteve me diploma perendimore qe ia mundesojne atij ta beje Shqiperine sipas shembelltyres se vet te shemtuar!