Ngritja e 3 aeroporteve të reja, i hiqet ekskluziviteti aeroportit “Nënë Tereza”
Mungojnë vetëm dy muaj që aeropotit të Rinasit, “Nënë Tereza” t’i hiqet e drejta e ekskluzivitetit për fluturime.
Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit Arben Ahmetaj u shpreh sot në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit se pritet që Shqipëria të ketë tre aeroporte të tjera, një në veri dhe dy në jug të Shqipërisë.
Pritet që ky ndryshim të sjellë një ulje të taksave të fluturimit të cilat në Shqipëri janë shumë të larta dhe të shtojë numrin e turistëve në Shqipëri.
Ministri Ahmetaj u shpreh se ekskluziviteti i fluturimit nga ana e një aeroporti dëmton turizmin. Sipas ministrit ky ekskluzivitet do të hiqet brenda dy muajve me dialog dhe me negociatë miqësore.