Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet efektivi i policisë në Malësinë e Madhe
Pas publikimit të fotografive të dërguara nga efektivi i Policisë së Malësisë së Madhe ndaj një vajze të mitur 15-vjeçare, Policia e Shkodrës ka arrestuar efektivin Berhan Bajrakurti.
Bajrakurti mbante funksionin e specialistit të policimit në komunitet, në zonën Grumiere të Malësisë se Madhe.
“Ne Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media.”- thuhet në një njoftim të shkurtër nga policia. Denoncimi për punonjësin e policisë është bërë nga nëna e 15-vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka abuzuar seksualisht me të.
Gjithashtu në media janë publikuar dhe pjesë nga biseda erotike, të kryera përmes telefonit si dhe një video, ku polici shfaqej i zhveshur duke komunikuar me videokamer me 15-vjeçaren.
Ngjarja vjen pas reagimeve të shumta mbi dhunën seksuale dhe pas publikimit të rasteve të përdhunimit të vajzave të mitura në Kavajë dhe në Drenas të Kosovës. Ditën e djeshme në Tiranë, u mbajt dhe një marshim i heshtur për të adresuar fenomenin e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje viktimave të abuzimit të mos heshtin më dhe të denoncojnë abuzuesit e tyre. /k.j
Burimi: Balkanweb