Nga sot ka hyrë në fuqi patenta me pikë
Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi patenta me pikë. Për çdo shkeje të rregullave të qarkullimit rrugor apo drejtimit të mjetit do të penalizoheni sipas penaliteteve te reja të sistemit të patentave.
Miratimi i vendimit të fundit ishte edhe etapa e fundit që mbante pezull sistemin tashmë gati të patentës me pikë. Pas botimit në Fletoren Zyrtare nis edhe zbatimi praktik.
Të gjithë ata që kanë një leje drejtimi, prej sot do të kenë në sistem automatikisht 20 pikë. Kaq pikë do të kenë edhe të gjithë ata që do të marrin një leje drejtimi për herë të parë pas kësaj date. Penalizimi apo zbritja e pikëve do të bëhet nga Policia Rrugore, e cila do të raportojë heqjen e pikëve pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.
Ndërkohë ju kujtojmë dhe njëherë tabelën e pikëve që do t’ju hiqen për cdo shkelje: