Nënshkodra nën ujë prej javësh, qindra qytetarë të izoluar

3655 hektarë sipërfaqe ndodhen nën ujë në zonën e Nënshkodsës që nga data 8 janar 2021.
Fshati Obot në njësinë Administrative Ana e Malit, ndodhet në situatë më të vështirë, ndërsa qindra familje janë të rrethuara me ujë, ndërsa niveli në fshat shkon deri në 130 cemtimera.
Aty mund të hysh vetëm me varkat e ushtrisë!
Bashkia Shkodër, kërkon shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, e cila është refuzuar nga Qeveria.
“Jemi duke fjetur që një muaj në ujë.
Kemi bërë dje fiks një muaj!
E dinë mushkëritë tona, me shku më spital dalim të mbaruar të gjithë si fshat
E di cfare do të thotë një muaj në ujë?!”-shprehet një prej banoreve të zonës./ HistoriaIme