Negociatat, ditë historike për Shqipërinë. Po për komunitetin LGBTQ+?

Sot – 19 korrik 2022- Shqipëria bën një hap historik në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Në Bruksel është lajmëruar që do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, që shënon edhe hapin zyrtar për pranimin e vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut në union.
Por çfarë do të thotë kjo rrugë dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian për komunitetin LGBTQ+?
Në themel të Bashkimit Evropian qëndron respektimi i të drejtave të njeriut, këtu përfshihet edhe respektimi i të drejtave të komunitetit LGBTQ+.
Shumë vende të unionit kanë bërë progres në të drejtat LGBTQ+, duke i krijuar komunitetit një ambient sa më të sigurtë, dhe të pranueshëm.
Liderët e Bashkimit Evropian dhe institucioneve drejtuese të unionit, bëjnë thirrje herë pas here për rrespektimin e të drejtave të komunitetit ndërsa për ta është e panegociueshme orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Por, as procesi i negociatave e as anëtarësimi në BE nuk do të thotë fund i diskriminimit për komunitetin LGBTQ+.
Polonia dhe Hungaria, vende anëtare të Bashkimit Evropian, janë shembuj se edhe brenda unionit vende të caktuara mund të kenë probleme me të drejtat e njeriut.
Edhe pse, është shumë e vështirë që vendet e unionit të jenë agresivë me komunitetin, një gjë e tillë nuk është e pamundur.
Në lidhje me këto çështje, një pjesë të mirë të peshës e kanë edhe ligjvënësit brenda vendit.
Për shembull, gjatë një diskutimi për një ligj në Hungarinë e Viktor Orban, i njohur gjerësisht si ligj anti-LGBT, presidenti i Francës Emmanuel Macron e quajti situatën si një betejë me civilizimin dhe kulturën.
“Unë thashë: Ju duhet të tërhiqni ligjin dhe, nëse nuk ju pëlqen kjo dhe me të vërtetë thoni se vlerat evropiane nuk janë vlerat tuaja, atëherë duhet të mendoni nëse do të qëndroni në Bashkimin Evropian”, tha Macron në 2021.
Edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte kritikoi ashpër për miratimin e ligjit kundër komunitetit LGBTQ+.
“Hungaria nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”- tha kryeministri i Holandës.
Gjithsesi, procesi i negociatave që mund të zgjasë me vite dhe që është vendimtar për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë, do të sjellë edhe rekomandimet përkatëse kur kapitujt për të drejtat e njeriut do të happen mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian, dhe që vendi ynë është i detyruar që t’i zbatojë ato./ HistoriaIme