Në një fitore historike, e majta në Kosovë rrëzon “të vjetrit”

Prishtinë; Në një fitore historike, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit që ishte në Koalicion me Vjosa Osmanin, ka triumfuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Mbi 834 000 qytetarë votuan në zgjedhjet e së dielës, nga 1.8 milionë që kishin të drejtë vote, ndërsa LVV mori më shumë se 46.17 % të votave.
Me këtë fitore historike, LVV, lë pas partitë tradicionale, si Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Lidhja Demokratike LDK, Aleanca për Ardhmërinë AAK të cilat kanë marrë respektivisht 17.32, 13.18 dhe 7.56 % të votave të qytetarëve të Kosovës.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në një process të jashtëzakonshëm për pak orë janë numëruar të gjitha votat, ndërsa pritet që në ditët në vijim të numërohen edhe 110 mijë vota te diasporës, që cilat pritet ta përmbysin rezultatin dhe ti japin një fitore me +50% LVV, çka do të ishte një rast i veçantë pasi që nga shpallja e pavarësisë në 2008 në Kosovë asnjë parti nuk ka fituar e vetme.
I majti Albin Kurti, ka fituar edhe në zgjedhjet e 2019, por u rrëzua pas 50 ditësh me një mocion të mosbesimit nga koalicioni i tij, respektivisht nga LDK e cila ka pësuar një humbje tronditëse në këto zgjedhje.
Pak orë pas përmbylljes së procesit të zgjedhjeve, partitë në Kosovë kanë deklaruar humbjen ndërsa rreth mesnatës Albin Kurti e Vjosa Osmani shpallën fitoren e tyre plebishitare.
Kurti që kandidon për kryeministër, e Osmani për Presidente thanë se: Ky do të jetë një mandate shprese e pune, dhe jo hakmarrjeje.
Kosovën e presin sfida të mëdha, si rritja ekonomike, mirëqënia sociale, menaxhimi i pandemisë, dhe dialogu me Serbinë që vijon prej vitesh me ndërprerje të mëdha.
Zgjedhjet në Kosovë ishin dramatike për partitë e vjetra, ndërsa u zhvilluan më mungesë t ëish-lidervë kryesorë që kanë dominuar politikën atje, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të cilët ndodhen në Hagë të akuzuar për krime lufte nga Prokuroria Speciale e Kosovës./ HistoriaIme