“Ndalimi i votimit për të infektuarit me Covid, shkelje e Kushtetutës”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të infektuarit me Covid-19 nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një bashkëbisedim për gazetarët, Rama u shpreh se nuk bëhet fjalë që të infektuarit t’i drejtohen qendrave të votimit.
“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Ata të cilët janë testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata normalisht duhet të vetëkarantinohen, nuk bëhet fjalë.”-tha Rama të martën.
Por, moskrijimi i kushteve që të infektuarit të votojnë, ka nxitur aktivistët dhe organizatat që të kundërshtojnë këtë “vendim”.
“Shkelje e kushtetuës” e konsideron nisma Rule of Law këtë situatë.
35815 persona janë aktualisht (3.3. 2021) pozitivë në vendin tonë ndërsa nëse vijohet me këto ritme, këta persona nuk do të kenë të drejtë të votojnë.
“Në Nenin 45, Kushtetuta i garanton të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje të gjithë qytetarëve përveç në rastin kur shpallen me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht ose kur ligji përcakton kufizime për ata që vuajnë një dënim. Gjithashtu, parashikon se të drejtat themelore, mund të kufizohen vetëm me ligj, për interes publik dhe në mënyrë proporcionale. Kritere të cilat nuk përmbushen në situatën aktuale.” Shkruan në një reagim Rule of Low, duke shtuar: “Deklarata e Kryeministrit Rama është gjithashtu dezinformuese, duke lënë të kuptohet se dhe vendet e tjera kanë vepruar në po të njëjtën mënyrë me të infektuarit me Covid-19. Praktika e shumë vendeve tregon të kundërtën, e rasti më i fundit është ai i Kosovës, ku 140 ekipe të përbërë nga mjekë, policë dhe specialist të zgjdhjeve mundësuan votën në banesë për të infektuarit me Covid-19 dhe familjarët e tyre”.
Reagimi i plotë i Rule of Low:
NDALIMI I TË INFEKTUARVE ME COVID-19 PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT, PËRBËN SHKELJE TË KUSHTETUTËS DHE PARIMEVE E PRAKTIKËS NDËRKOMBËTARE
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama deklaroi se personat e infektuar me Covid-19 nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit. Kjo deklaratë, përbën shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimeve ndërkombëtare pët të drejtat e njeriut.
Në Nenin 45, Kushtetuta i garanton të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje të gjithë qytetarëve përveç në rastin kur shpallen me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht ose kur ligji përcakton kufizime për ata që vuajnë një dënim. Gjithashtu, parashikon se të drejtat themelore, mund të kufizohen vetëm me ligj, për interes publik dhe në mënyrë proporcionale. Kritere të cilat nuk përmbushen në situatën aktuale.
Çdo vend i Këshillit të Europës, bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka detyrimin që të krijojë mundësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve në zgjedhje. Kjo është konfirmuar dhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në cështjen Yumak dhe Sadak kundër Turqisë, ku vendosi se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në ushtrimin e së drejtës së tyre për të votuar dhe të drejtën e tyre për t’u përfaqësuar në zgjedhje.
Deklarata e Kryeministrit Rama është gjithashtu dezinformuese, duke lënë të kuptohet se dhe vendet e tjera kanë vepruar në po të njëjtën mënyrë me të infektuarit me Covid-19. Praktika e shumë vendeve tregon të kundërtën, e rasti më i fundit është ai i Kosovës, ku 140 ekipe të përbërë nga mjekë, policë dhe specialist të zgjdhjeve mundësuan votën në banesë për të infektuarit me Covid-19 dhe familjarët e tyre.
Po e njëjta praktikë është ndjekur nga Maqedonia e Veriut, ku të infektuarit me Covid-19 votuan të parët në zgjedhjet e fundit, të cilat zgjatën tre ditë, në mënyrë që të respektoheshin masat mbrojtëse, por në të njëjtën kohë të garantohej dhe e drejtat e çdo qytetari të shprehte vullnetin përmes votës. Australia, Korea e Jugut, Mali i Zi, Shtetet e Bashkuara, Kroacia, Spanja, Zelanda e Re apo Republika Ceke janë disa nga rastet e tjera ku u votuar dhe nga popullsia e infektuarme Covid-19. Disa nga metodat në këto vende përfshinin: “drive-in-voting”, ku individët votonin nga makina, votim në qendra të posaçme votimi, apo duke kërkuar një ekip i cili mund ti mundësonte votën nga banesa.
Ndaj, theksojmë se qeveria nuk mund të përjashtojë nga e drejta për të zgjedhur asnjë qytetar. Përkundrazi, ajo ka obligimin pozitiv që të garantojë votën e secilit duke ndërmarrë masa të cilat lehtësojnë procesin dhe në të njëjtën kohë respektojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Është e rëndëshishme që rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit të reflektojë vullnetin e secilit qytetar Shqiptar.
Rule of Law Albania
2 Mars, 2021
#MeCovidPaCovidShqiptaretVotojne
historiaIme