Moti i keq – Vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje energjie
Temperaturat e ulëta kanë pushtuar gjithë vendin. Reshjet e dëborës kanë zbritur deri në qytetin bregdetar të Durrësit, Kavajës por edhe në Tiranë. Situata më e rënduar paraqitet në verilindje dhe juglindje. Akset rrugore Bulqizë – Peshkopi dhe Bulqizë – Burrel kalohen me zinxhirë me shumë vështirësi. Ura e Çerenecit – Klenjë është e bllokuar. Disa fshatra janë bllokuar dhe janë pa energji.
Probleme me qarkullimin ka edhe ne aksin Elbasan-Librazhd – Qafë Thanë. E bllokuar nga bora është njësia administrative Stëblevë, ku trashësia arrin 50 cm. Është bllokuar qarkullimi në kthesën e Murrashit, në rrugën Librazhd-Elbasan. Reshjet e borës në këto momente janë të përqendruara në verilindje dhe juglindje të vendit me intensitet të ulët.
Në mesditë, reshjet e borës janë ndërprerë kryesiht por ka vazhduar të ketë erë të ftohtë dhe dallgëzim të fortë në bregdet deri në 8 ballë.
Sipas sinoptikanëve ulja e temperaturave do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim duke shkuar deri në -150
Burimi: Top Channel