Mis Argjentina martohet me Mis Puerto Rico

Mariana Varela dhe Fabiola Valentín, të cilat përfaqësonin vendet e tyre përkatësisht si Mis Argjentina dhe Miss Puerto Rico, tani janë të martuar.
Çifti u takua në Miss Grand International (MGI) në vitin 2020, por e mbajtën të fshehtë dashurinë e tyre.
Megjithatë, ato kanë treguar në rrjetet sociale se kanë lidhur zyrtarisht martesën.
Mariana tha në Instagram: “Pasi vendosëm ta mbajmë lidhjen tonë private, ne po e bëjmë publike në një ditë të veçantë”
Sipas postimit të saj, dasma e tyre ishte më 28 tetor të këtij viti.
Çifti është përgëzuar për bërjen publike të lidhjes së tyre si dhe për martesën e tyre.
Martesa e tyre është pritur kryesisht mirë tek fansat e të dyjave, teksa qindra komente kanë uruar çiftin.