“Koronavirusi është ndëshkim i zotit për homoseksualët”-kështu kishte deklaruar pak ditë më parë Ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Yaakov Litzman.
Por, ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus së fundmi.
Ministri i Shëndetësisë, ka shkelur rregullat e karantinës, shkruajnë mediat botërorem pasi ai ka marrë pjesë në disa predikime fetare, duke qenë se është edhe kreu i Partisë Ultra-Ortodokse në Izrael.
Ai ka qenë në kontakt edhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu, shefin e agjencisë së inteligjencës, Mossad, Yossi Cohen, shefin e shtabit, Aviv Kohavi, dhe dy gjeneralë të tjerë të lartë./ HistoriaIme