Mijëra komente legjitimojnë dhunën në Beograd kundër aktivistëve LGBTQ+

Një grup aktivistësh shqiptarë u sulmuan pasditen e 17 shtatorit në Beograd pasi ishin duke marrë pjesë në Europride.
Dhjetëra media në Shqipëri dhe Kosovë e transmetuan lajmin ndërsa në të gjitha faqet e tyre këto lajme kanë marrë qindra komente.
Numri i komenteve që ka marrë një lajm ku transmetohet dhuna ndaj shqiptarëve, është qartasi disa qindra fish më i madh se një tjetër lajm.
Ajo që vihet re është se shumics dërrmuese e komenteve legjitimojnë dhunën, dhe si rrallëherë bëjnë bashkë shqiptarët dhe serbët.
Më poshtë është vetëm numri i komenteve në disa faqe lajmesh, ndërsa për etikë nuk po i publikojmë ato./ HistoriaIme










