Mësuesi homofob humb gjyqin në Britanit të Madhe

Një klerik që punonte si mësues dhe që kritikoi planin e shkollës së tij për të promovuar përfshirjen LGBT ka humbur çështjen e pushimit nga puna në gjykatë.
Imzot Bernard Randall u lirua nga roli i tij në Kolegjin Trent në Derbyshire në Britani të Madhe, pasi mbajti predikime duke u thënë nxënësve se nuk duhej të pranonin “gjëra LGBT”.
50-vjeçari e çoi shkollën në një gjykatë administrative, por ajo e hodhi poshtë pretendimin e tij.
Shkolla e mirëpriti vendimin dhe tha se ishte një komunitet gjithëpërfshirës.
Gjyqtarja Victoria Butler, e cila dëgjoi prova nga Rev Randall dhe stafi i lartë i shkollës gjatë një seance dëgjimore tre-javore, hodhi poshtë pretendimin e klerikut se ai ishte “shkarkuar” nga shkolla pasi ai mbajti dy herë një predikim anti-LGBT.
Ai tha se besonte se hatuesit e programit ishin marksiste, revolucionare dhe ateiste dhe përdori predikimin, në qershor 2019, për t’u thënë nxënësve 11 vjeç: “Ju nuk keni pse të pranoni idetë e aktivistëve LGBT”.
Predikimi shkaktoi ankesa nga disa nxënës, prindër dhe anëtarë të stafit.
Përpara gjykate Rev Randall tha që besonte se martesa ishte një bashkim midis një burri dhe një gruaje dhe seksi jashtë martesës ishte “moralisht problematik”./ HistoriaIme