Merr fund pengmarrja në Australi
Por fati i pengmarrësit iranian ende nuk dihet. Pavarësisht se policia ka ndërhyrë brenda në lokal pas të shtënave, nuk dihet nëse pengmarrësi është arrestuar apo ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes.
Sipas mediave ndërkombëtare mendohet se në lokal janë mbajtur peng fillimisht rreth 40 persona pjesëtarë të stafit dhe klientë të kafenesë, ku 5 prej të cilëve janë liruar pas disa orësh negociata me policinë, ndërsa 6 të tjerë pak minuta para se të përfundonte gjithçka. Gjithashtu bëhet e ditur se pengmarrësi është iraniani Manteghi Bourjerdi, i cili ka mbërritur në Australi në vitin 1996, ku fill pas kësaj ka ndryshuar edhe emrin në Man Haron Monis.
Ajo çka është edhe më shqetësuese për autoritetet austrialiane është se dyshimet për një sulm të mundshëm terrorist shtohen nga fakti se autori në një nga dritaret e lokalit ka shfaqur një flamur të zi islamik me disa mbishkrime në të. Në flamur shkruhet “Nuk ka zot tjetër perveç Allahut” dhe “Muhamedi është i dërguari i Zotit”, e sipas të dhënave i përket grupit ekstremist Jabhat al-Nusra, që lufton kundër qeverisë së Assad në Siri.