Merkel: “Nëse dështon Euro dështon Europa”
Kancelarja gjermane Anxhela Merkel ka thirrur në një takim urgjent të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare gjermane për të diskutuar mbi situatën e krijuar me Greqinë. Një zëdhënës i saj shpjegoi se “kancelarja vazhdon të jetë e gatshme për bisedime me kryeministrin grek nëse ky i fundit e kërkon”.
Sipas Merkel: “Euro është më shumë se një valutë” dhe se për mbrojtjen e saj duhet “solidaritet dhe përgjegjësi”. “Nëse dështon Euro, dështon Europa”, ka dhënë ajo mesazhin.
Ndërkohë bursat në të gjithë Europën, por edhe më tej, kanë kaluar një situatë shumë të vështirë sot. Në Greqi bankat nuk do të hapen deri në përfundim të referendumit grek, ndërsa nga bankomatet qytetarët nuk mund të tërheqin më shumë se 60 euro në ditë.
Në të gjithë Europën po flitet për një nevojë që palët të mund të afrohen në qëndrimet e tyre para të dielës.