Mel C tërhiqet nga koncerti i Vitit të Ri në Poloni në shenjë solidariteti me LGBT+

Këngëtarja e njohur Mel C është tërhequr nga një koncert në Poloni, duke thënë se ajo është vënë në dijeni për disa çështje që nuk përputhen me komunitetet që ajo mbështet.
Mel C do të performomte për televizionin shtetëror polak në natën e Vitit të Ri si e ftuar speciale.
“Në dritën e disa çështjeve që janë sjellë në vëmendjen time, që nuk përputhen me komunitetet që unë mbështes, kam frikë se nuk do të mund të performoj më në Poloni siç ishte planifikuar në natën e Vitit të Ri”, tha ajo.
“Shpresoj të rikthehem atje shumë shpejt”, shtoi ajo.
Polonia është një vend që shtyp vazhdimisht të drejtat LGBT+, ndërsa
Kënhëtarja njihet gjerësisht si një aleat i madh i komunitetit LGBTQ+./ HistoriaIme