Mediat e mëdha në SHBA ngrenë padi kundër administratës Trump
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2018/11/c25214effb1f46bf8fb31eb396cd27e7_18.jpg)
CNN ka ngritur një padi kundër Presidentit Trump dhe disa ndihmësve të tij, duke kërkuar ridhënien e menjëhershme të aksesit për korrespondentin e Shtëpisë së Bardhë Jim Acosta.
Padia është një përgjigje ndaj pezullimit të Shtëpisë së Bardhë për gazetarin e CNN Acosta javën e kaluar dhe pretendon se të drejtat e Acosta dhe CNN, të mbrojtura nga amedamenti i parë dhe i pestë i Kushtetutës, janë duke u shkelur nga Administrata.
Padia u paraqit në Gjykatën e Rrethit Uashington në Uashington, D.C të martën në mëngjes. Të mërkurën pasdite gjyqtari dëgjoi argumentet e të dyja palëve. CNN-it i janë bashkuar dhe përfaqësues nga të tjera media të mëdha, në dhënien e dëshimve dhe përkrahjen e gazetarit në seancën dëgjimore. Përfaqësues të Administratës e konsiderojnë si një të drejtë të tyre ndalimin e gazetarëve nga aksesi për të raportuar brenda Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që mediat e konsiderojnë këtë akt si shkelje të Kushtetutës.
Presidenti Trump pati replika të ashpra me gazetarin, gjatë konferencës për shtyp ku foli për rezultatin e zgjedhjeve afatmesme. Incidenti u komentua shumë dhe u cilësua në disa raste si dhunim i të drejtave të gazetarëve dhe fjalës së lirë. Acosta refuzoi të dorëzonte mikrofonin dhe nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ky gjest u konsiderua si shkelje e madje u shoqërua dhe me akuza se gazetari kishte dhunuar stafin e Shtëpisë së Bardhë. / k.j