Media, ‘shkaktarja’ kryesore e çdo skandali
Ditën e djeshme ‘Zëri i Amerikës’, një nga mediat më prestigjoze në botë e cila operon në gjuhë të ndryshme duke përfshirë dhe gjuhën shqipe, raportoi një tjetër skandal. Këtë herë u zbulua skandali i punësimit dhe rekrutimit të policëve të rinj në burgje, ku konkurset fiktive maskonin emërimet për shkak të përkatësive partiake.
Në shumë vende të botës, në të tilla raste ministri përgjegjës ka detyrë të përgjigjet para qytetarëve, rast ky që vështirë të ndodhë në Shqipëri.
Përkundrazi, ashtu siç duket të jetë bërë modë në shumë vende ku demokracitë e brishta po kthehen në regjime autoritare, faji kryesor është i medias.
Kryeministri Rama, përmes Twitter-it akuzoi si ‘kazan’ këtë herë Zërin e Amerikës. Duke e krahasuar me ‘kazanin’ e Tiranës, Rama shkruan se mund të verifikohen dokumentet e konkursit dhe rezultatet me rekrutimet. Ai e quan investigimin e Zërit të Amerikës një sulm të ulët dhe aspak gazetaresk.
Sjellja aspak perëndimore sërish nuk i përgjigjet akuzave të ngritura në reportazhin e djeshëm. / k.j