Media nën sulm
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2022/01/21643F7B-CD99-4E7A-8753-1956E79E81B1.jpeg)
Një sulm masiv mdaj disa mediave në vend ka nisur orët e fundit në Shqipëri.
Sulmet ndaj mediave kryesisht kritike me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës vijnë në kulmin e përplasjeve mes Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit!
Çfarë ndodhi:
Në një deklaratë urgjente pak ditë më parë FSHF nxori një audiopërgjim të Veliajt kreu i Bashkisë së Tiranës në një mbledhje.
Me një fjalor banal, Veliaj qartasi shantazhonte e kërcënonte anëtarët e shoqatës që të votonin kandidatin e tij për kryetar të Shoqatës e më pas të votonin kundër presidentit të FSHF Armando Duka në zgjedhjet e 2 marsit, dhe pro kandidatit që ai e mbështet Dritan Shakohoxha.
Këtë publikik skandaloz reguzuan që ta publikojnë shumë media në vend, ndërsa as nuk e konsideruan “lajm”.
Pak orë më vonë FSHF lajmëroi se faqja e tyre zyrtare është sulmuar, ndërsa sulmin e quanin “sulm politik”
Gjatë orëve të mbrëmjes së të martëa faqja LAPSI.al lajmëroi një sulm në faqen e tyre.
Media ndër më kritiket e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës kishte publikuar përgjimin ndërsa drejtuesi i saj Andi Bushati qartasi tha se ky ishte një sulm politik.
“Ushtria e zdromsit ka sulmuar faqen e Lapsit, kuptohet mire sepse” shkroi Bushati.
Pak orë më vonë të mërkurën nën sulm ranë disa faqe të tjera mes së cilave Dosja.al, Syri.net, dhe maska.al
“Prejardhja: Kryesisht nga Gjermania e Serbia.”- shkroi Dosja.al
Andi Bushati i Lapsi.al reagoi sërisht duke thënë se: “Pasi sulmuan faqen e Lapsi.al dje, ata qe duan te zhdukin autopergjimin skandaloz kane hedhur kamikazet kibernetike edhe kunder kolegeve tane te Dosja.al. Nje prove me shume se kjo iu djeg beniamineve te ambasadave qe kercenojne kedo me SPAK e prokuriri qe i kontrollojne vete”
Edhe faqja e Rtv Ora News është sulmuar. Vetë faqja shkruan: “E thënë më thjesht në një hark kohor prej 10 deri në 20 minutash janë evidentuar 17 milionë vizita, requests, të cilat nuk janë normale as për një faqe medie ndërkombëtare. Një veprim i tillë është konstatuar në të paktën katër raste, e si pasojë janë marrë masa të shtuara mbrojtjeje.”
Më shumë se 764 000 sulme në 1 orë u shfaqën kundër maska.al kryesisht nga Kina.
Portali Gijotina.al prej ditësh tanimë ndodhet nën sulm të ashpër, ndërsa burimet thanë se faqja është duke u sulmuar vazhdimisht.
Nga ana tjetër portali Faktor.al e akuzoi drejtëpërdrejtë Kryebashkiakun Veliaj dhe kompaninë “Acromax” për sulm kibernetik.
“Që prej mbrëmjes së kaluar, portali “Faktor.al” është një sulm kibernetik të koordinuar nga IP të qeverisë dhe bashkisë Tiranë, si dhe shtojca të kompanisë Acromax që raporton “content” në Facebook
E gjithë kjo ka ndodhur pas një sërë shkrimesh lidhur me përplasjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, me kreun e FSHF-së Armand Duka.
Redaksia e Faktor.al i bën thirrje seksionit C të Policisë së Shtetit të verifikojë Ip e katit të dytë të Pallatit të Kongreseve, bashkisë Tiranë dhe kompanisë Acromax për sulm të koordinuar ndaj portalit tonë.” Shkroi portali.
Edhe faqja e sportit “Sportexpress” ka qenë nën sulm gjatë së mërkurës, ndërsa të gjitha faqet e lartëpërmendura kishin publikuar audioskandalin e Veliajt./ Historiaime