Më shumë se gjysma e kandidatëve për mësues “ngelin në klasë”
Sezonin që shkoi 797 kandidatë për mësues dhanë provimin e shtetit, por vetëm 393 prej tyre rezultuan të suksesshëm raporton gazeta “Panorama”.
Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, 50.4% ose 404 kandidatë nuk arritën të marrin as 50 pikë për t’u konsideruar kalues.
Çdo student që ka përfunduar një cikël studimesh në degën e mësuesisë duhet t’i nënshtrohet provimit shtetëror. Marra e këtij provimi i hap rrugë aplikimit për një vend pune.
Rregullorja i jep të drejtë një kandidati për mësues të ritestohet deri në pesë herë. Nëse nuk fitojnë as në mundësinë e fundit, ata shpallen të paaftë për të kryer profesionin.
Sipas të dhënave të AKP, kandidatët me kalueshmëri më të ulët rezultojnë të jenë mësuesit për degën e fizikës. Ndërsa mësuesit e vlerësuar me notë më të lartë janë ata të informatikës.
/l.k./