Mbyllen bankat greke
E thënë ndryshe, bankat greke nuk do të hapen të hënën, një veprim ky që synon të kufizojë kolapsin e tyre pas ndërprerjes së kredive nga ana e Bankës Qendrore Europiane. Lajmin fillimisht e bëri të ditur për gazetarët drejtori i Bankës së Pireut (në Shqipëri kjo bankë përfaqësohet nga Banka e Tiranës).
Në një dalje urgjente, kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras u kërkoi grekëve të ruajnë qetësinë dhe siguroi se “depozitat e bankave në vendin tonë janë të sigurta”.
Ai njoftoi edhe se i ka bërë kërkesë BQE që të rinovojë kreditë emergjente, ndërsa nuk u tërhoq nga qëndrimi mbi referendumin për të cilin u shpreh se është “një traditë e vjetër europiane” dhe I konsideroi “fyese përpjekjet për ta ndaluar”.
Nga dita e martë Greqia do të ketë dhe pak javë kohë derisa të konsiderohet zyrtarisht një vend I falimentuar. Sipas gazëtës italiane Repubblica, vendi do të hyjë në një zonë gri që nënkupton një vend që është me vonesë në shlyerjen e kredive. Por kjo nuk mund të zgjasë shumë. Specialistët besojnë se në rast të një vullneti nga ana e qeverisë greke mund të gjendet një zgjidhje edhe brenda kësaj periudhe./k.p./
Foto eKathimerini.com