Marshimi në Paris: mungojnë protestantët Shqiptarë!
Lajmi që ka bërë bujë këto dy ditë jo vetëm në rrjete sociale por edhe në shtypin e shkruar dhe atë online, është marshimi i katër përfaqësuesve të feve kryesore në Shqipëri, përkatësisht: katolike, ortodokse, islame dhe bektashie.
Prirjet e opinionit publik në lidhje me këtë ndodhi kanë tendencë të anojnë nga fakti se si ai marshim simbolizon tolerancën dhe bashkëjetesën fetare të Shqiptarëve ndërkohë që ajo që ndoshta do duhej të na kishte tërhequr vëmendjen është fakti se si në një eveniment zyrtar si marshimi paradoksalisht mungojnë përfaqësues të komunitetit protestant të cilët njësoj si katolikët, ortodoksët, myslimanët dhe bektashinjtë janë të afirmuar ligjërisht si feja e pestë dhe përfitojnë nga paratë e taksapaguesve.
//hp//