Mali i Zi shikon potencialin e turizmit pas legalizimit të partneritetit mes çifteve LGBTI+

Të huajt, veçanërisht rusët dhe ata nga rajoni i Ballkanit, po përfitojnë nga një ligj në Mal të Zi që legalizon partneritetet civile të të njëjtit seks. A mund të jetë një treg i ri për sektorin vital të turizmit?
Në 12 muajt e parë që kur Mali i Zi legalizoi partneritetet civile të të njëjtit seks në korrik 2020, 18 partneritete të tilla u regjistruan në vendpushimin e njohur bregdetar të Budvës. Të gjithë përveç njërit përfshinin të huaj, duke nxitur disa të identifikojnë skenën LGBT si një treg të ri potencial për industrinë e turizmit të vendit.
Ligji i vitit 2020 e bëri Malin e Zi vendin e parë joanëtar të BE-së në Ballkan që legalizon partneritetet civile të të njëjtit seks.
Zbatimi filloi verën e 2021 dhe martesa e parë e të njëjtit seks u regjistrua në korrik të vitit të kaluar në Budva.
Vendpushimi ka udhëhequr rrugën që atëherë, duke regjistruar 18 nga gjithsej 22 partneritete civile të të njëjtit seks në Mal të Zi. Rusët dominojnë.
“Qytetarët rusë regjistruan 11 partneritete të të njëjtit seks në Budva, ndërsa katër çifte ishin nga vendet e rajonit – Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia”, -tha Ksenija Slavkovic nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale në komunën e Budvës.
“Dy malazezë regjistruan partneritete me shtetas të Spanjës dhe Irlandës,” tha ajo për BIRN. “Vetëm në një rast kemi regjistruar një partneritet të dy shtetasve malazezë.
Me turistët e komunitetit LGBTI+ që vlerësohet se po shpenzojnë rreth 200 miliardë dollarë në vit në nivel global, sipas Shoqatës Evropiane të Turizmit të Gay, GETA, grupet e të drejtave të LGBT thonë se sektori i turizmit malazez do të bënte mirë ta merrte parasysh këtë fakt.
Çiftet malazeze të të njëjtit seks mbeten të frikësuar
Ndërsa të huajt mund të shfrytëzojnë mundësinë, stigma rreth komunitetit LGBT në Mal të Zi megjithatë mbetet e fortë.
Sondazhet sugjerojnë se 71 për qind e qytetarëve malazezë e shohin homoseksualitetin si një sëmundje dhe se çdo i dyti qytetar e sheh atë si një rrezik për shoqërinë që duhet të shtypet nga shteti.
Jokic, nga Forumi LGBT Progress, tha se dhuna, urrejtja dhe diskriminimi ndaj popullatës LGBT mbeten problem./ Marrë me shkurtime nga Balkaninsight/ Samir Kajosevic