“Një popull i mrekullueshëm, me një kryeministër të mrekullueshëm”- kështu shkruante në një postim në rrjetet sociale Glenda Giglio më 28 mars 2020, duke shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama.

Po në 2020, i njëjti personazh shpërndan në rrjetet sociale postime të Ministrit të Sipërmarrjes Eduart Shalsi, duke komplimentuar Shqipërinë, dhe zyrtarët socialistë.

Komplimentet vijojnë gjatë gjithë kohës edhe në raste të tjera.
E ndërsa Glenda Giglio në Shqipëri mund të ngjajë si një personazh misterioz, madje tërësisht e panjohur, në thelb ajo duket të ketë shumë lidhje me vendin tonë, lidhje këto të dyshimta, e që duket se i përkasin botës së mafias.
Kush është Glenda Giglio dhe cilat janë lidhjet e saj me Shqipërinë?
Glenda Giglio , është presidentja aktuale e Sipërmarrësve të Rinj të Confindustria di Crotone, e përfshirë në dosjen që tronditi Shqipërinë, “Ndrangheta”, operacion i koduar “Prifti i Ulët” në Itali.
Në këtë dosje të publikuar për herë të parë nga Ora News, mafia italiane fliste për afera të ndryshme në vendin tonë, që përfshinin disa zyrtarë të lartë të vendit dhe Bashkisë së Tiranës.
Pikërisht këtu futet në “lojë” Glenda Giglio.
Një Gjykatë në Itali ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpiak” për të, pasi sipas hetimeve, gruaja ishte shumë e afërt me të dyshuarin kryesor në hetim e mësipërm, sipërmarrësin Antonio Gallo.
Gallo përfundoi në burg me akuzat e të qenit kreu i një shoqate kriminale midis sipërmarrësve dhe anëtarëve të krimit të organizuar.
Gallo dhe Giglio (të cilët në atë kohë nuk e mbanin rolin e tyre në Confindustria) janë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Ata shpesh flasin për biznesin. Sipërmarrësi në fjalë vlerëson veten e tij për “aftësinë e tij për të vepruar pa u zbuluar ” dhe “se si ai arriti të jepte kontributin e tij në aktivitetet e shoqërisë (për shembull duke menaxhuar disa kompani në emër të Transfertave ), duke arritur të mbetet i padëmtuar nga veprimet ligjore, duke mbajtur një profil të ulët“. Deri më tani, për të kanë shkruar mediat italiane https://www.lacnews24.it/ dhe corrieredellacalabria.it .
Gallo padyshim që i beson Giglios. Edhe për atë ai tregon, për shembull, se si do të kishte arritur të anulonte një tender për furnizimin e materialeve dhe pajisjeve parandaluese të aksidenteve të ndaluara nga konsorciumi i bonifikimit Jon-Crotone.
Sipas gjyqtarit dhe hetuesve , Giglio “e vuri veten në dispozicion të shoqërisë kriminale , duke shfrytëzuar njohuritë dhe kontaktet e saj e mbi të gjitha duke ndërmjetësuar me noterin Guglielmo në emër të Gallo dhe për grupin që ai drejtoi”.
Për më tepër ” megjithëse pa censurë, ajo tregoi një tendencë të veçantë delikuente jo vetëm duke e vënë veten në dispozicion të plotë të Gallo, por duke lejuar dhe kontribuar në kryerjen e njëmbëdhjetë krimeve të lidhura me qëllim, përveç asaj të konkurrencës së jashtme në shoqatën kriminale “./ HistoriaIme