Lista e dëmeve nga përmbytjet në Qarkun e Vlorës
Shtabi i emergjencave civile të Qarkut Vlore njofton sot gjendjen në këtë Qark deri në mesditë. Sipas Shtabit shkollat e mbyllura në zonë ditën e sotme ishin: Shkolla e mesme Novosel, shkolla e mesme Bishan, shkolla 9 vjecare Fitore, shkolla 9vjecare Poro, shkolla 9 vjecare Mifol, shkolla 9 vjecare Delisuf, shkolla 9 vjecare Akerni si edhe kopshtet pranë tyre. Institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura deri sa të kryhet dizifenktimi i plotë i tyre prej Drejtorisë së Shëndetit Publik Vlorë. Për shkak të dizifenktimit qëndruan të mbyllura edhe stacionet e pompave, Akërni.
- Numri i banesave të përmbytura; 30
- Numri i banesave me prezencë uji në oborret e tyre (jo brenda tyre); 602
- Sipërfaqe e tokës së përmbytur (në ha);1800
- Sipërfaqe e tokës me prezencë uji (në ha);3000
- Dëme në biznese dhe sera e kultura bujqësore; 260 aktivitete
- Dëme në bagëti; 100 koke / 40000 shpend
- Sa familje janë kthyer në banesat e tyre;95
- Cili është niveli i ujërave në secilin shtrat lumi që krijoi përmbytjen; Pa llogaritur
- Sa është sasia dhe niveli i ujit në kanalet dytësore dhe tretësore; Pa llogaritur
- Sa familje kanë marrë/nuk kanë marrë ndihma ushqimore, veshmbathje, etj. : 266
- Sa është sasia dhe niveli i ujit në kanalet dytësore dhe tretësore;: pa llogaritur
- Sasia e rrugeve te cilat jane te pakalueshme per shkak te permbytjes : 3 Km Akerni – Hidrovori
/Gazeta Tema