Ligji i ri për turizmin, hotelet jo më me yje të rreme
Situata e shërbimit hotelier është kaotike, hotelet përdorin yje të klasifikimi që nuk përputhen me standardet dhe shërbimet që ato ofrojnë. Kjo vjen pasi ligji aktual nuk parashikon kategorizimin e strukturave akomoduese, dhe le vend për abuzime.
Hotelet dhe njësitë e tjera akomoduese do t’i nënshtrohen një klasifikimi për cilësinë. Në ligjin e ri për turizmin parashikohet që brenda 18 muajsh të gjithë hotelet duhet të klasifikohen, përndryshe do të mbyllen.
Ky proces do të udhëhiqet nga një trup i posaçëm, i quajtur Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike, i cili do të ngrihet shumë shpejt dhe do të jetë në varësi të ministrisë përgjegjëse për turizmin.
Ligji i ri i jep rol rregullues shtetit thuajse në të gjithë zinxhirin e aktiviteteve turistike dhe detyron licencimin dhe çertifikimin për të gjithë operatorët turistikë, madje deri tek udhërrëfyesit.
Drafti i ligjit të ri i krijon hapsirë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të qeverisë në biznesin e turizmit. Në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit shteti të marrë rolin e zhvilluesit, si dhe të përfshihet në forma të ndryshme partneriteti me privatët.