Lia e Majmunit, Shqipëria dhe komunitieti LGBT!

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur Linë e Majmunit një emergjencë globale.
Që nga fillimi i majit 2022, raste të lisë së majmunëve janë raportuar nga vende ku sëmundja nuk është endemike dhe vazhdojnë të raportohen në disa vende endemike.
Shumica e rasteve të konfirmuara raportuan udhëtime në vendet e Evropës dhe Amerikës së Veriut, në vend të Afrikës Perëndimore ose Qendrore ku virusi i lisë së majmunëve është endemik. Kjo është hera e parë që shumë raste dhe grupime të lisë së majmunëve janë raportuar njëkohësisht në vende jo-endemike.
Shumica e rasteve të raportuara deri më tani janë identifikuar se janë përhapur përmes marrëdhënieve seksuale, në shumë prej tyre, por jo ekskluzivisht, janë meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.
Kohët e fundit u miratua një vaksinë për parandalimin e lisë së majmunëve. Disa vende rekomandojnë vaksinimin për personat në rrezik. Shumë vite kërkimesh kanë çuar në zhvillimin e vaksinave më të reja dhe më të sigurta për një sëmundje të quajtur lia e ujit, e cila mund të jetë gjithashtu e dobishme për linë e majmunëve. Njëra prej tyre është miratuar për parandalimin e lisë së majmunit. Vetëm personat që janë në rrezik (për shembull dikush që ka qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ka linë e majmunit) duhet të vaksinohen.
Vaksinimi masiv në këtë kohë nuk rekomandohet.
Për Historia Ime ka folur mjeku i njohur infeksionist Edmond Puca.
- Sa e rrezikshme është Shqipëria nga Lia e Majmunit?
Tashme sic eshte bere e ditur edhe nga OBSH, Lia e Majmunit eshte shpallur nje emergjence mjeksore globale. Aktualisht ne bote jane konfirmuar me shume se 18 000 raste me Line e Majmunit. Per momentin nuk ka patur raste te konfirmuar apo te dyshuara ne vendin tone. Rrezikshmeria per momentin duket te jete e ulet, por une mendoj se dy muajt e ardhshem mund te jene deri diku percaktues per kete semundje, pasi numri i emigranteve, pushuesve, turisteve dhe atyre qe do te kalojne pushimet ne vendin tone eshte mjaft i madh. Aktualisht shtetet fqinje me ne kane konfirmuar raste pozitive me kete semundje, keshtu qe as ne nuk mund te perjashtohemi ne menyre absolute.
Nje fakt tjeter eshte se nje pjese e mire e popullates eshte e vaksinuar. Kjo jep mundesine qe ne te jemi te mbrojtur nga ky infeksion qe pamvaresisht se nuk eshte i njejti virus por kane ngjashmeri shume te medhaja, keshtu qe ne jemi deri diku te mbrojtur. Madje rekomandimet per aplikimin e vaksines jane ne diskutim e siper.
2. Cilat janë disa shenja të dukshme që nuk mund t’i neglizhojmë?
Kjo eshte nje semundje virale dhe si e tille pas nje kontakti te ngushte me nje person tjeter te infektuar duhet nje periudhe inkubacioni prej pak ditesh. Me pas semundja fillon me: temperature, dhimbje koke, dhimbje te muskujve, lodhje te theksuar, djersitje te shprehur, shfaqje te disa limfonodulave sidomos ne pjesen e qafes. Elementet me te rendesishem jane ato te lekures te cilat shfaqen ne fillim si elementet e lise te cilet jane pustula me leng te paster por qe me pas transformohen deri ne fazen e krustave. Ky lloj rashi mund te perhapet ne fytyre, duar, trup, sy dhe ne pjese te tjera te trupit. Zakonisht keto simptoma zgjasin nga 1 deri ne tre jave. Cdo person qe ka elemente te tille te ngjashem eshte e mire qe te beje nje vleresim me mjekun klinicist.
3-A është sëmundje që përhapet vetem tek meshkujt?
Semundja klasifikohet si zoonoze qe do te thote ka nje perhapje nga kafshet tek njeriu. Sidoqofte tashme eshte konformuar se kjo semundje perhapet nga njeriu tek njeriu nepermjet kontakteve dhe rraporteve te ngushta midis njei-tjetrit. Pershembull kur nje person ka elementet klinike qe cituam me siper ose ato kutane eshte nje burim mjaft i madh per perhapjen e semundjes. Nderkohe virusi mund te perhapet edhe nepermjet sperklave ne ambjente teper te ngushta dhe kjo mund te jete nje mundesi e perhapjes sidomos tek udhetaret. Gjithashtu virusi mund te kaloje nga nena te fetusi. Keshtu qe si konkluzion nuk mund te themi se kjo eshte vetem nje semundje qe atakon meshkujt. Mundesine per tu infektuar e ka cdo person, por meshkujt dhe sidomos ato qe kryejne marredhenje seksuale meshkuj me meshkuj per momentin jane me te predispozuar.
4- Cila janë disa këshilla që mund tu jepni njerëzve?
Se pari ajo cka dua te theksoj eshte qe njerezit te mos panikohen nga kjo semundje. Absolutisht nuk duhet te jene neglizhente ndaj saj, pasi ne raste te caktuara semundja munsd te jete fatale. Semundjet infektive po pesojne modifikime te konsiderueshme keto vitet e fundit. Nese nje person ka elementet klinike qe thame me siper, ose ka patur kontakte me persona me elementet e mesiperm eshte e mira qe te kontaktoje me mjekun klinicist ose te pakten te vete izolohet dhe te mos kete raporte me persona te tjere. Fatmiresish sot Shqiperia ka mundesi ta identifikoje kete semundje dhe mundesia e trajtimit eshte e mundur. / HistoriaIme