Letër familjarëve

Një këngëtare e famshme, lexoi letrën e një djali i cili i dërgon një mesazh babait të tij, një letër e cila kurrë nuk u lexua nga ai baba.
Pikërisht kjo letër hapi mbrëmjen “Letër familjarëve”, një aktivitet i mbajtur në kuadër të muajit të krenarisë, dhe i organizuar nga Aleanca Lgbt tek Destil Creative Hub.
Janë letra që janë shkruar nga anëtarë të komunitetit LGBTI+ drejtuar familjarëve të tyre, letra që nuk janë lexuar asnjëherë nga këta familjarë.
“Do bëhem një bashkëshort i mrekullueshëm, për burrin e ëndërrave të mia.
Sinqerisht, djali yt!” – mbyllet ndër të tjera letra e lexuar nga këngëtarja.
Më tej në një letër drejtuar motrës së saj, një vajzë transgjinore, shkruan: “Mbaj në mend që me kë thënë për atë që je, shpirtin tënd luftarak, mendjen tënde të kthjellët dhe mbaj mend që më the: të lutem mos vish rrobat e mia”
“I dashur vëlla, kjo është letra e katërt që shkruaj për ty, e nuk e di nëse kjo letër do të prekë pragun e shtëpisë tënde ndonjëherë, pasi mua nuk më lejohet ta shkel atë derë” – thuhej në një tjetër letër e shkruar nga një djalë, i cili nuk fliste më me familjen e tij, pasi ata e kishin kuptuan për orientimin e tij seksual.
“Të dashurit e mi, mami dhe babi. Gjithmonë e kam pasur vështirë të komunikoj me ju, gjithmonë më ka penguar diçka” – niste një tjetër letër e lexuar nga një tjetër figurë e njohur. Ishte shkruar nga një 25-vjeçare, e cila kishte shumë për tu thënë prindërve të saj, ashtu siç kemi të gjithë ne./ HistoriaIme