Le të flasim për seksin (queer): Rëndësia e edukimit seksual gjithëpërfshirës LGBTI+

Cila është një fjalë me tre shkronja që i shtyn prindërit të bëjnë “mburojë” dhe adoleshentët të mbyllin veshët kur prindërit e tyre e sjellin atë?
E keni marrë me mend: S-e-x.
Vetëm për shkak se adoleshentët mund të hezitojnë të flasin me prindërit e tyre për seksin, nuk është një arsye për të hequr dorë nga biseda. Të mos flasësh për të mund të jetë e rrezikshme dhe në mënyrë të veçantë për të rinjtë LGBTI+.
Në Shqipëri nuk ekzistojnë shifra sesa të rinj marrin edukim seksual, por qartasi shifrat duhet të jenë minimale.
Melanie Willingham-Jaggers, drejtore e një organizate në Shtetet e Bashkuara, e krahason luftën për edukimin seksual gjithëpërfshirës me atë të teorisë kritike të racës, duke vënë në dukje se njerëzit mund të favorizojnë narrativat e vjetra mbi të vërtetën.
Çfarë do të thotë mungesa e edukimit seksual për të rinjtë LGBTI+
Dio Anthony, një shkrimtar 31-vjeçar në Nju Jork, kujton pak përvojën e tij të edukimit seksual në shkollën e mesme përtej një kursi njëjavor mbi seksin.
“Ata nuk të mësonin se si të vendosni një prezervativ siç ju tregojnë në filma,” thotë ai.
Qartasi në Shqipëri situata është më e rëndë?
A keni folur ndonjëherë në klasat tuaja për vendosjen e prezervativit?
Dyshojmë që e keni bërë!
Kur fjeti për herë të parë me një burrë në moshën 16-vjeçare Dio Anthony nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte. Takimet seksuale të ardhshme nuk ishin argëtuese. Atij i erdhi siklet duke ndarë detajet e arratisjeve të tij seksuale në të 20-at.
“Kur i përjashtojmë të rinjtë LGBTI+ nga arsimi gjithëpërfshirës, ne i bëjmë ata më të izoluar, sillen në mënyra më të rrezikshme dhe ata shtyhen më tej në situata të rrezikshme ku rezultatet negative janë më të mundshme”, thotë Willingham-Jaggers.
Disa modele zbulohen përmes statistikave: Nga 36,801 personat e diagnostikuar me HIV në vitin 2019 në SHBA, 25,842 ishin me ngjyrë ose latinë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Kjo është mbi 70%.
“Nuk është rastësi që HIV është ende kaq i përhapur aty ku është i përhapur,” -thotë Justin A. Sitron, dekan i kolegjit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në Universitetin Widener. “Kjo është për shkak se sistemi i shëndetit publik nuk i është përgjigjur si nevojave të aksesit, ashtu edhe realiteteve kulturore me të cilat përballen veçanërisht meshkujt me ngjyrë.” Bashkëpunimi Ndërdisiplinor i Kërkimit të Seksualitetit i Universitetit Ëidener qëndron pas faqes së internetit sëagtoolkit.com, që synon ofrimin e edukimit seksual për meshkujt gej me ngjyrë dhe biseksualë.
Uebfaqe të tilla janë vendimtare, duke marrë parasysh se sa shpesh njerëzit i mbushin me pyetje motorët e tyre të kërkimit – veçanërisht për temat tabu, thotë Sitron.
“Pa edukimin seksual gjithëpërfshirës LGBTI+, të rinjtë queer dhe trans mbeten në errësirë kur vjen puna për të marrë vendime të rëndësishme për shëndetin e tyre, për të kuptuar trupin e tyre, për të kuptuar se si trupi i tyre lidhet me trupat e tjerë në botë”, thotë Willingham-Jaggers.
Të rinjtë LGBTI+ ngecin në pyetje të tilla si: “Kështu që unë e di që duhet të mbaj prezervativ kur bëj seks anal. Por, për shembull, çfarë është seksi anal?” “- thotë Sitron.
Scout Bratt, drejtor informimi dhe edukimi në Qendrën Shëndetësore të Grave në Çikago, drejton një program edukimi për shëndetin seksual për shkollat publike të Çikagos dhe universitetet e zonës; ata punojnë me nxënës të klasës së katërt deri në të 12-tën, si dhe me studentë të kolegjit. Po, gjithëpërfshirja fillon që në klasën e katërt: në vend që të thuash vajzat kanë menstruacione ose djemtë prodhojnë spermë, për shembull, mund të thuash njerëzit që kanë menstruacione dhe njerëzit që prodhojnë spermë në mënyrë që të përfshini edhe komunitetin LGBTI+, njerëzit quuer dhe jobinarë./ HistoriaIme