Lame: Qeveria do të kompensoj si banesat me leje edhe ato pa leje
Të gjithë qytetarët të cilët kanë objekte të pa legalizuara, por preken nga ndërtimi i planeve urbanistike do të dëmshpërblehen. Kjo deklaratë erdhi nga kreu i ALUIZNI-it Artan Lame në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, i cili duke iu referuar banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, tha se janë 500 banesa të cilat preken nga projekti, por që qeveria do të kompensoj si ato me leje edhe ato pa leje.
“Askush nuk do nxjerri askënd nga shtëpia pa u dëmëshpërblyer. Kjo vlen për shtëpitë me leje por kjo vlen tashmë bëhet një program Shpërblimi edhe për banesat pa leje, ato që janë banesa.” tha Lame.
Një problematikë e cila po pengon proçesin e legalizimit, sipas Lames është mosbashkëpunimi me pushtetet lokale, ku u ndal tek Bashkia e Kamzës, e cila ka miratuar një plan urbanistik jashtë çdo kriteri ligjor.
Lame rikujtoj se të gjithë qytetarët të cilët posedojnë një objekt pa leje kanë afat deri në 31 dhjetor për të vetëdeklaruar objektet informale.
Lexo më shumë në Shqiptarja.com