Viti 2020 ka qenë padyshim vit i të papriturave, pa sigurisë për të ardhmen dhe ndryshimeve të mëdha.
Po sjellim për lexuesit tanë artikujt më të lexuar të Historia Ime përgjatë vitit 2020, duke nisur nga guximi i personazheve si Anxhela për të vazhduar kauzën e tyre për barazi, te përkujdesja për shëndetin gjatë nisjes së pandemisë, Miss Trans Albania, Parada online e krenarisë dhe gjuha e urrejtjes e diskriminuese në media.
Ky fundvit e gjen dhe Historia ime në një periudhë ndryshimi, ku përpos përmirësimit të web-it tonë dhe përmbajtjes, vlen të përmendim se u anëtarësuam në Aleancën e Medias Etike dhe u përpoqëm të japim sado kontributin tonë për promovimin e gazetarisë etike dhe përfaqësimit të drejtë e të dinjitetshëm të minoriteteve në media përmes raportit të monitorimit të medias.
Fokusi ynë ka qenë dhe mbetet përfshirja e të drejtave të njeriut në media, dhe të tjera projekte do të sjellim dhe risjellim gjatë vitit 2021.
Festa të gëzuara dhe të shëndetshme!
