Kush po gënjen? Saimir Tahiri përgënjeshtrohet “live” nga policia italiane
Ministri i Brendshëm , Saimir Tahiri tha sot në Parlament se ne nuk kemi lidhje me avionin e drogës të kapur sot në Torino.
“Ai avion që u kap në Itali ishte pjesë e procedimit dhe ndaj u kap edhe një punonjës policie në Vlorë. Ky është dallimi ynë nga qeveria juaj. Ata arrestohen dhe çohen para drejtësisë.…Sa për avionin në Itali, ai ishte nisur nga Torino për në Leçe. I bie që kryeministri italian dhe ministri italian të jenë përfshirë në trafik, Ç’punë kishte policia shqiptare me ta?!”, tha ministri Tahiri.
Ndërkohë që Tahiri thoshte këto fjalë në kuvend, policia italiane ka publikuar këtë artikull në faqen e saj zyrtare: “Ngarkesa me drogë nga Shqipëria në bordin e avionit ultra të lehtë”
Më tej në artikull shkruhet:
“Transportonin qindra kilogramë drogë nga Shqipëria për në Piemonte duke përdorur një avion ultra të lehtë të modelit “Dynamic”, me qëllim që ti shpëtonin kontrolleve të policisë. Trafiku e kishte bazën në një aeroport turistik në Gattinara, në Torino dhe është zbuluar nga skuadra lëvizëse e po këtij qyteti dhe nga reparti i Helikopterëve të policisë së Milanos.
Policia ka vënë në pranga 4 persona, 2 shqiptarë dhe 2 italianë dhe kanë sekuestruar edhe avionin e drogës.”
/l.k./