Pak ditë më parë, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e zgjodhi senatoren Kamala Harris si zëvendëspresidenten e SHBA-së, nëse ai fiton zgjedhjet në nëntor. Ajo është gruaja e parë me ngjyrë për postin e zëvendëspresidentes, dhe gruaja e tretë e cila nominohet për këtë opost.
Por kush është Kamala Harris?
Ylli i senatit të Kombeve të Bashkuara, po ngrihej shpejt, ku ajo hyri në garën presidenciale si kandidatja nga demokratët në fillim të 2019-ës. Liberalët e dashuruan atë, pasi ishte fytyra e së ardhmes së partisë, një grua e re dhe me ngjyrë. Pavarësisht se hyri në garë si një pararendëse e menjëhershme, Harris, e cila ishte edhe e vetmja grua afrikano-amerikane që garonte, u largua në fund të vitit. Lufta e saj për të ruajtur mbështetjen u ndoq nga një paaftësi për të artikuluar pozicione të qarta politike dhe një kundërpërgjigje nga përpjekja për të sulmuar procesverbalin e rivalit në garë, Joe Biden gjatë një debati në qershor 2019.
Shumë njerëz menduan se kjo luftë i dha fund shanseve të saj për t’u konsideruar për pozicionin e zëvendëspresidentit. Por ata gabuan.
Tre gratë e vetme që janë nominuar për zv.Presidente të SHBA:
Geraldine Ferraro ka qenë gruaja e parë që është kandiduar për zëvendëspresidente të ShBA-së nga njëra prej dy partive kryesore.

Italo-amerikanja, kandidoi në vitin 1984 në Partinë Demokratike, përkrah kandidatit për president, ish-zëvendëspresidentit amerikan, Walter Mondale-it.
Ferraro-ja shkroi historinë, duke thyer tabutë gjinore në një kohë kur vetëm 24 nga 535 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve ishin gra dhe kur nuk kishte asnjë guvernator shteti grua në ShBA.
24 vite më vonë, në vitin 2008, republikanët kandiduan gruan e dytë për këtë post, Sarah Pelin, përkrah kandidatit për President John McCain.

Kamala Harris bëhet gruaja e tretë që kandidohet për zëvendëspresidente, 12 vite pas Palin.
Ajo është quajtur “Obama femër”, por e ka refuzuar një epitet të tillë, duke thënë: “Mos më definoni bazuar mbi atë që ka bërë një burrë. Unë e kam trashëgiminë time [politike].”/ HistoriaIme